E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH, Zeqo: Importi i energjisë do rritet muajt e ardhshëm

TIRANE - Drejtori i KESH-it, Engjëll Zeqo bëri të ditur se importi i energjisë pritet të rritet muajt e ardhshëm dhe Korporata do të nisë kontaktet me vendet e rajonit për kontratat.

Në një intervistë për televizionin NEWS24, drejtori i KESH-it theksoi se rritja e importit do të bëhet për ruajtjen e rezervës ujore.

Ndër të tjera Zeqo bëri të ditur se Ministria e Financave i ka akorduar KESH-it një shumë prej 2 miliardë lekësh për përballimin e situatës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›