Hondurasi synon të bëjësurprizën ndaj Spanjës
JOHANESBURG-Hondurasi është një nga skuadrat më modeste të këtij Botërori, por duke parë se çuditë në Afrikën e Jugut janë të pafundme, amerikano-qendrorët kanë të drejtë të shpresojnë se mund të bëjnë ende diçka. Sot përballë tyre do të jetë Spanja, ajo që konsiderohej nga të gjithë si favoritja kryesore, megjithatë hondurenët nuk nisen si të dorëzuar. “Besoj se do të na duhet ta interpretojmë shumë mirë dhe ta lexojmë si duhet këtë takim, - tha trajneri Reinaldo Rueda. – Spanja ka aftësi të mëdha, janë një skuadër që luajnë mjaft bukur dhe nuk gabojnë shumë”, deklaroi ai. Për mbrojtësin Figueroa, Hondurasi do të arrijë të tregojë një futboll të bukur në përballjen e sotme, pavarësisht diferencave të mëdha që ekzistojnë mes dy skuadrave. Mendoj se çdo skuadër kombëtare përgatitet për fitore, askush nuk stërvitet duke menduar humbjen. Një barazim është më i mundshëm, por mendoj se do ta nisim ndeshjen si të barabartë. Të dyja skuadrat vijnë nga një humbje në takimin e parë dhe e dimë se çfarë do të thotë që të humbasësh sërish”, deklaroi ai. Hondurasi ka barazuar 1-1 me Spanjën në ndeshjen e tyre të parë në Botërorin e vitit 1982.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)