E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshime në strukturën e Policisë së Shtetit

Ndryshimet në strukturën e Policisë së Shtetit sjellin edhe drejtues të rinj në sektorë të këtij institucioni. Sipas burimeve nga policia mësohet se strukturës së policisë i janë shtuar dy sektorë të rinj, siç është ai i krimit kompjuterik si dhe sektori i aseteve kriminale. Ky i fundit është bërë pas miratimi të ligjit antimafia. Si dhe tashmë policia rrugore në 12 qarqe ka kaluar në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Ndërkohë që ka pasur edhe ndryshime në rang drejtuesish kështu që në Drejtorinë e Operacioneve Speciale, është emeruar Muhamet Rrumbullaku. Ndërsa në drejtorinë e policisë rrugore është emeruar Vullnet Topalli i cili ka mbajtur postin e drejtorit të Policisë së Shkodrës. Ndërsa funksioni i kreut të Rendit dhe Sigurisë Publike, i është besuar Ilia Nasi. Në vendin e lënë vakant prej Nasit në krye të Policisë së Dibrës, është emëruar zëvendësi i tij, Arjan Bozhaj. Ndërsa në qarkun e Shkodrës, funksioni i mbetur bosh pas largimit të Topallit, i është besuar zëvendësdrejtorit aktual, Ilir Sula, i cili në këtë psot është i komanduar. Ndërkohë që ndryshimet pritet të prekin edhe nivele të tjera më të ulëta në Policinë e Shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›