Gjykata AdministrativeBerisha-opozitës:Duhet kompromis
TIRANË – Gjatë mbledhjes së radhës të gurpit parlamentar të PD-së, kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje opozitës të mos mbajë të bllokuar ligjin për Gjykatën Administrative, i cili kërkon 84 vota në Kuvend.
“Do të fokusohem edhe një herë tek ligji për Gjykatën Administrative. Shfrytëzojë rastin t’i bëjë thirrje sërish opozitës: të trajtojë me seriozitetin më të madh votimin e këtij ligji” u shpreh kreu i qeverisë.
“Në qoftë se opozita është e interesuar për një qeverisje të mirë vendore, ajo voton pa humbur kohë ligjin, sepse 70% të subjekteve private janë totalisht në varësi të pushtetit të saj” vazhdoi më tej Berisha.
Ndërsa theksoi domosdoshmërinë e një kompromisi për këtë cështje, Berisha tha se mazhoranca mbetet e hapur për amendamentet e opozitës, duke përmendur vetëm një kusht, jo emërime politike në këto gjykata.
“Ftoj opozitën të paraqes amendamentet, si dëshmi e vullnetit të saj për të ndërprerë abuzivitetin e zyrtarëve të saj por natyrisht edhe të qeverisë. I tërë biznesi i mesëm dhe i madh administrohet nga autoritetet tatimore qendore dhe jo lokale. Në këtë reformë shumë të rëndësishme deputetët e të gjithë spektrit votojnë për të kufizuar arbitraritetin qeveritar qoftë ai qëndron ose lokal mbi biznesin”, theksoi Berisha.
Ai shtoi se miratimi i këtij ligji është një “detyrim moral dhe ligjor shumë i madh si i qeverisë dhe opozitës, pasi gjeneratorët e punësimit dhe zhvillimit janë bizneset.
(e.n/BalkanWeb)