Sejdiu: Malavido lobojë përnjohjen e Kosovës
PRISHTINë- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, pas rikthimit nga vizita treditore në Malavi, ka deklaruar se vendi mikëpritës do të nisë këtë muaj lobimin për shtimin e njohjeve të pavarësisë. Homologu i tij nga Malavi, që është edhe kryesues i Unionit Afrikan i ka premtuar Sejdiut një angazhim të drejtpërdrejtë me të gjitha vendet e kontinetit, për të vazhduar procesin e njohjes së Kosovës.
“Ishin argumente jashtëzakonisht të fuqishme, edhe nga ana e vrojtimit të tyre, duke vlerësuar lart zhvillimet pozitive që kemi pasur në Kosovë dhe njohjet e shumta që ka siguruar shteti ynë që prej shpalljes së pavarësisë”, tha Sejdiu, i cili në këtë vizitë shoqërohej nga ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.
Sa i përket, opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, presidenti Sejdiu tha se ka besim të plotë që do të jetë në favor të Kosovës. Sipas tij kosovarët nuk duhet të shqetësohen për vendimin që do të marrë Gjykata pasi në krah të Kosovës janë shtetet më të fuqishme të botës.
Kreu i Shtetit, përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se bisedimet teknike me Serbinë duhet të udhëhiqen nga përfaqësuesit institucionalë të Kosovës.
(m.a/news24/BalkanWeb)