Kriza, Rama letërDaul e Schulz: PSgati për zgjidhje
TIRANE- Ndërsa përpjekjet e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e ngërcit politik vazhdojnë të rezultojnë jo frytdhënëse, kreu i opozitës Edi Rama i drejton një letër krerëve të grupeve të mëdha politike në PE, zotit Joseph Daul dhe Martin Schulz.
Letra nis me falënderimin për tentativat e Parlamentin Europian për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri ndërsa fton krerët e grupeve politike në PE të mos tërhiqen nga angazhimi për të ndihmuar Shqipërinë të dalë nga situata në të cilën ndodhet prej një viti.
“Shpreh keqardhje për përfundimin e kësaj ndërprerje, e cila dëshmoi ndjeshmërinë tuaj të vecantë ndaj Shqipërisë në rrugën e demokracisë e të integrimit, është sinqerisht e madhe. Por nuk është e vogël as shpresa ime, se ju nuk do të tërhiqeni nga kjo përpjekje dhe angazhimi e eksperienca Juaj do të mbeten në shërbim të zgjidhjes së kërkuar me ngulm prej familjes europiane, të dëshiruar përditë e më shumë prej opozitës shqiptare dhe kaq shumë të domosdoshme për vendin tonë e qytetarët e tij në këtë moment delikat” shkruhet në letrën e kryesocialistit.
Ndërsa thekson se qëndrimi i qeverisë, për të gjetur një zgjidhje, ka mbetur dhe vazhdon të jetë i ngurtë dhe i pandryshuar, Rama shpreh gadishmërinë e opozitës për të vazhduar përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes përmes dialogut.
“Edhe pse qëndrimi i qeverisë shqiptare që në fillim ka mbetur i ngrutë dhe i pandndryshuar, unë dëshiroj t'Ju bëj me dije se mbetem plotësisht i gatshëm të vazhdoj përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes përmes dialogut.” shprehet lideri i opozitës.
“Në fund të bisedimeve që patëm në Strasburg ne e pranuam pa ngurrim edhe atë që për ne ishte e pamundur, ndërsa pala tjeter e refuzoi kategorikisht. Refuzon tash 10 muaj cdo zgjidhje që garanton transparencen e kushtetueshmërinë. Mesazhi që ju na përcollët drejtpërdrejtë në Strasburg për pasojat e moszgjidhjes së krizës mbi Shqipërine ishte i qartë” thekson në letrën e tij, kreu i PS.
(e.n/BalkanWeb)