Hoppa, qenushi që ecën me patina
IZRAEL- Qeni izraelit me vetëm dy gjymtyrë, Hopa, ka një arsye shumë të fortë për të tundur bishtin i gëzuar. Një protezë moderne shërben si zëvendësim për gjymtyrët e tij të munguara, duke i dhënë kështu mundësi të bëjë një jetë relativisht normale. Kjo paisje u shpik posaçërisht për të nga një student adhurues i kafshëve i cili shpreson se kjo gjë do t’iu sigurojë një jetë më normale kafshëve shtëpiake që kanë probleme me gjymtyrët.
I zoti i Hopa, Avi Kuzi, iu tha gazetarëve se qeni i tij kishte lindur pa këmbët e para. Një veteriner i kishte thënë se shanset e tij për të jetuar ishin të pakta ndaj kishte sugjeruar vënien e tij në gjumë përjetë. Por Kuzi, i cili është edhe drejtori ekzekutiv i Shoqërisë për Mbrojtjen e Kafshëve në Izrael, e kishte shpërfillur këtë këshillë. "Siç e shihni, Hopa u lind pa dy këmbët e përparme. Ai gëzonte shëndet të plotë e megjithatë u hodh ideja e vënies në gjumë përjetë. Kjo gjë u shmang pasi unë vendosa ta adoptoja. Pavarësisht mangësisë fizike ai jetoi thuajse normalisht, megjithatë sot jam në kontakt me një student i cili ka ndërtuar një paisje e cila do t’i japë mundësi të lëvizë lirisht e të bëjë një jetë akoma më normale" tha Kuzi.
Me kalimin e viteve Hopa mësoi të hidhej për të lëvizur ndërsa tani, për herë të parë, do ketë mundësi të lëvizë lirisht pa pasur nevojë të kërcejë. Me anën e paisjes së ideuar nga studenti Nir Shalom, Hopa mund të lëvizë i mbështetur në rrota duke shijuar më në fund një liri të plotë veprimi. Pasi të mësojë si të ruajë ekuilibrin gjatë përdorimit të kësaj paisje Hoppa do të marrë mësimet e fundit për drejtimin e asaj që quhet ndryshe "Kulmi i protezave për qentë".
Studenti Shalom vendosi ta realizonte këtë paisje si pjesë e projektit të tij të diplomimit. "Kjo karrocë shmang rrezikun e rrëzimit gjatë rrugës falë rrotave të vendosura në distancë nga njëra tjetra. Po kështu qeni ka mundësi të ulet e të ngrihet duke u përkulur pak nga prapa" tha ai.
Kjo paisje ka gjithashtu një rrotë stërvitore shtesë e cila mund të përdoret derisa qeni të mësohet të ecë pa të.
(e.n/News24/BalkanWeb)