Horoskopi ditor (9 shkurt)

Dashi
21 mars- 20 prill
Do të mund të keni problem në mes të karrierës dhe obligimeve familjare. Natyrisht, duhet të bëni gjënë më të duhur për ju, apo duhet të ktheheni në gjërat që i keni lëna pak pas dore vite më parë.
Demi
21 prill- 21 maj
Mund të vareni nga njerëzit e tjerë! Duhet të veproni në atë mënyrë që të forconi besimin në ata që i doni. Planet duhet të jenë primare dhe nuk duhet ta ndalni një projekt të lënë në gjysmë.
Binjakët
22 maj- 21 qershor
Nuk jeni në vëzhgim të askujt dhe për këtë nuk duhet që të shqetësoheni! Do të zbuloni shumë gjëra që nuk i keni ditur më parë e të cilat do të mund ti kuptoni në fillim të javës që vjen.
Gaforrja
22 qershor- 22 korrik
Po ndiheni pak si të kërcënuar nga një person publik, por kjo do të thotë që ju keni nevojë që të jeni paksa më i kujdesshëm. Ndonjëherë nuk keni energji të mjaftuar kështu që ka ardhur koha që tani t’i mbushini baterijat e juaja dhe të veproni.
Luani
23 korrik- 22 gusht
Po ju kërkohet që të bëni diçka që nuk ka të bëj me dinjitetin e juaja, e që mund t’ju hakmerret keq. Respekti i juaj ndaj të tjerëve nuk do të thotë se duhet ti thoni jo shumë gjërave. Sidomos të atyre që kanë rezultate.
Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator
Mund të punoni shumë nëse ju kërkohet, sidomos tani në një rast ku jeni të zënë gjatë gjithë ditës. Keni energji të madhe personale e cila ngadalë do ju ndihmoj në ngritjen e juaj në karrierë.
Peshorja
23 shtator- 22 tetor
Duhet që ta rishikoni një lëndim të juaj të mëparshëm qoftë emocional apo fizik. Duhet që të gjeni një balancë për ta rregulluar atë. Këtë mund ta bëni nëse lëvizni në një territor më të vështirë.
Akrepi
23 tetor- 21 nëntor
Ju dhe njerëzit e juaj kanë nevojë që të jenë më të disiplinuar për të përfunduar një punë të lënë në gjysmë. Do ta shihni se sa lehtë është të arrini qëllimin pa shpenzuar shumë energji.
Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor
Mendoni se nuk mund të shpëtoni nga një situatë e juaj financiare – dhe se për ju kurrë nuk do të bëhet mirë! Për këtë keni nevojë që të bëni pak më shumë punë dhe të mendoni për të paguar disa borxhe. Në fund do dilni nga kriza.
Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar
Punoni shumë por nuk jeni duke u shpërblyer për mundin që e meritoni. Sot është një ditë e mirë që të shikoni frytet e juaja por edhe të kërkoni shpërblim material. Është një ditë e mirë për t’u veçuar nga të tjerët.
Ujori
21 janar- 18 shkurt
Po e kaloni kohën duke qëndruar kot dhe duke mos kryer punët që ju janë ngarkuar. Andaj, duhet që të jeni më i kujdesshëm pasi që gjërat e mira nuk vinë menjëherë. Sukses do arrini në aspektin profesional.
Peshqit
19 shkurt- 20 mars
Jeta e juaj ka filluar që të jetë e lehtë – aq më pak kur nuk ju bëhet vonë për asgjë! Yjet thonë se do të ndjeheni paksa i lodhur, por më shumë për shkak të dembelisë dhe jo për shkak të punës që bëni.