Jeremiq: Çështja e Kosovës do të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën

Nga Express më 18 prill 2011 në ora 19:32
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se çështja e Kosovës do të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën dhe se ende nuk është folur për statusin e saj në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
I pyetur nëse Serbia mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën, Jeremiq tha pas takimit me homologun e tij belg, Steven Vanackere se Serbia do të vazhdojë të bashkëpunojë me partnerët evropianë për të realizuar prioritetet e vendit.
Vanackere theksoi se Belgjika mbështet fuqishëm integrimin e Serbisë në BE dhe përsa i përket Kosovës, ai theksoi se duhet punuar për të përmirësuar marrëdhëniet fqinjësore duke krijuar stabilitet në rajon.