E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torta role

Nga Express më 18 prill 2011 në ora 09:56

Duhen:
4 kokrra vezë ,100 gr miell, 150gr sheqer, gjysmë luge vanilje pluhur, reçel ose nutella (cokokrema).

Përgatitja:
I ndajmë vezët të bardhën veç nga e verdha. Të verdhën e rrahim me sheqerin dhe vaniljen, pastaj rrahim të bardhën e vezës deri sa të trashet dhe e bashkojmë me pjesën tjetër ku aty hedhim dhe miellin.

I përziejmë të gjitha bashkë i hedhim në një tavë dhe e fusim në furrë për ta len jo me shume se 15-20 minuta.

E heqim nga furra si dhe nga tava, e lyejmë me reçel ose nutela dhe me kujdes e rrotullojmë në formë roleje, mbështillet me për ta fiksuar dhe lehet të ftohet në temperaturë ambienti.

Mbasi ftohet e presim në feta jo shumë të trasha dhe sipas dëshirës mund ta spërkasim me sheqer pluhur.

Ju bëftë mirë!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›