Reçel Kajsie

Nga Express më 18 prill 2011 në ora 09:56
Për 1 kg kajsi duhen 1.3 kg sheqer dhe 1 1/2 gotë uji.
Kajsitë me gjithë bërthamë lahen, shpohen në disa vende me një krojtëse dhembesh ose copëz druri të mprehtë dhe hidhen në një enë.
Përgatitet shurupi, hidhet mbi kajsitë dhe lihet të qëndrojnë 24 orë.
Pastaj kullohet, zihet sa të trashet pak dhe hidhet përsëri mbi kajsitë.
Lihen përsëri 24 orë, pastaj zihen në zjarr të ngadaltë derisa shurupi të trashët dhe kajsitë të bëhen transparente.