Zgjerohet skandali i konkurseve te Mjekesise

Shperthejne ankesat edhe ne Obsetrike-Gjinekologji dhe ne Neurokirurgji. Rektori Kule leter drejtuesve te Mjekesise Zbatoni rregulloren
Shperthejne serish ankesat e studenteve per programet e specializmit ne Mjekesi nderkohe qe dje perplasja eshte zhvendosur edhe ne zyrat e drejtuesve te Rektoratit dhe Dekanatit perkates.
Nje grup studentesh nga programet e specializimeve te Obsetrike - Gjinekologji kane paraqitur dje ne redaksine e Shekullit nje ankese e cila i eshte drejtuar zyrtarisht edhe Rektoratit Ministrise se Arsimit dhe Shkences si dhe Ministrise se Shendetesise.
Ankesa evidenton shkeljet e qarta te rregullores se konkurimit ne programet e specializimeve firmosur nga rektori Dhori Kule. Spostimet e fituesve dhe zevendesimi i tyre me emra nga vendet e poshtme te listes hedhin hije te forta dyshimi mbi ligjshmerine e ketyre konkurimeve.
Vete z.Kule nderkohe ka derguar dje nje shkrese per drejtuesit e dekanatit dhe degeve te mjekesise ku kerkon zbatimin rigoroz te rregullores. Nga drejtuesit e fakultetit nderkohe kishte mberritur me pare ne zyren e rektorit Kule nje leter ku shkeljet e rregullores interpretoheshin si keqkuptime. Situata pritet te agravohet nese ankesat qe deri me tani kane qene ne nivelin universitar dhe ate mediatik kthehen ne padi prane organeve te drejtesise.
Ka fitues te spostuar ne shkelje te hapur te rregullores se konkurimit se paku ne Kirugjine Maksilo-Faciale dhe ne Obstetrike - Gjinekologji. Dje ka mberritur dhe nje ankese tjeter nisur qe ne date 31.12.2010 drejt rektorit te UT-se dhe Dekanit te Fakultetit te Mjekesise nga studenti Erion Sula i cili ka konkurruar prane Departamentit Neurokirurgji-Neurologji-Psikiatri ne Specialitetin Neurokirurgji.
Nder te tjera Sula thekson se jane verejtur shkelje te rregullores edhe prane ketij departamenti si me poshte Jane intervistuar me teper konkurrente nga sa jane fitues Ka pasur mungese transparence ne lidhjen e kontratave.
Me poshte eshte teksti i ankimit mbi zhvillimin e intervistes se kandidateve per specializimin ne Obstetrike - Gjinekologji.
Drejtuar Z.Alfred Priftanji
Dekan i Fakultetit te Mjekesise
I nderuar zoti Dekan
Ne nje grup konkurrentesh ju veme ne dijeni se ne daten 30.12.2010 u zhvillua prane Departamentit Obstetrike - Gjinekologji intervista per specialitetin perkates.
Ky komision drejtohej nga Z. Nikita Manoku Pergjegjes i Departamentit Obstetrike - Gjinekologji.
Komisioni i ndikuar nga kryetari z. Nikita Manoku ka shkelur rende rregulloren e konkursit per programin e studimeve te specializimeve afatgjata ne Fakultetin e Mjekesise se Universitetit te Tiranes per vitin akademik 2009-2010 me nr. 166/26 prot date 18.08.2010 te miratuar me vendimin nr. 30 date 30.07.2010 nga Senati Akademik i UT-se.
Konkretisht shkeljet e bera nga Komisioni jane si me poshte
Se pari shte shkelur kapitulli VI pika 1 dhe germa b per shkak se nga Komisioni jane futur ne interviste te gjithe kandidatet ne kundershtim me kerkesat e ketij kapitulli.
Ne piken 1 te ketij kapitulli thuhet ... te drejten e regjistrimit si fitues e kane aq persona sa jane edhe kuotat e percaktuara ne departament/sherbim perkates sipas rendit zbrites te pikeve note mesatare - test. Kuotat e pranimit ne baze te VKM-se per kete specialitet jane 12 11-1 vend Presheva
Kurse ne germen b thuhet ...Intervista do te zhvillohet me kandidatet ne baze te rezultatit definitiv note mesatare - test te perllogaritura dhe te shpallur nga dekani.
Ne rastin konkret shkelja qendron ne faktin se Komisioni nuk e zhvilloi intervisten vetem me 11 fituesit sipas pikeve nga testi - note mesatare por futi ne interviste te gjithe kandidatet qe ishin te pranishem por jo fitues sipas rregullores note mesatare - test.
Se dyti Nga komisioni eshte shkelur edhe procedura e intervistes qe percaktohet ne paragrafin e dyte te germes b kapitulli VI ku thuhet ...elementet ku bazohet procedura per intervisten jane letra e motivimit dhe nje grup pyetjesh orientuese ku duhet te perqendrohet intervista
Ne rastin konkret sqarojme se nuk u respektua dhe zbatua asnje pike e procedures se intervistes te percaktuar me rregullore por nga Kryetari i Komisionit ne kundershtim te hapur me kete pike te rregullores u shpik nje mekanizem i ri vleresimi i ashtuquajtur objektiv ku duhej te zgjidhnim vetem nje PBL.
Me kete veprim Kryetari i Komisionit beri levizje te pamotivuara duke skualifikuar 5 pese kandidate te shpallur fitues note mesatare - test te cilet i vleresoi me 0 zero pike per intervisten per te justifikuar perfshirjen e kandidateve te tjere jo fitues note mesatare - test ne listen perfundimtare te shpallur prane Departamentit Obstetrike - Gjinekologji.
Se treti shte shkelur kapitulli VI germa b per perberjen e Komisionit te intervistes.
Ne kete pike thuhet Komisioni i intervistes dhe i zgjedhjes perbehet nga jo me pak se 3 anetare Pergjegjesi i Departamentit Pergjegjesi i Sherbimit per Specialitetin Perfaqesuesi i deleguar i MSh shefa sherbimesh ose pedagoge te departamentit/sherbimit...
Ne rastin konkret ne Komisionin e intervistes dhe te zgjedhjes mungoi perfaqesuesi i deleguar i MSH.
Se katerti Nuk eshte respektuar dhe zbatuar kapitulli VIII i rregullores mbi monitorimin e te gjithe procesit te konkurrimit.
Ne rastin konkret gjate intervistes mungonte perfaqesuesi i MASH dhe Rektoratit te UT
Z.Dekan
Ne baze te kompetencave qe ju njeh dhe jep ligji kerkojme nga na Juaj te nderhyni dhe mbani qendrim ne lidhje me shkeljet e rregullores qe ka bere Komisioni i Departamentit Obstetrike - Gjinekologji gjate intervistimit duke anuluar fazen e trete intervistimin te konkursit te specializimit te Departamentit Obstetrike - Gjinekologji.
Shpresojme dhe besojme se kerkesa jone do te zgjidhet pozitivisht.
Me respekt
Kandidate fitues note mesatare - test te perjashtuar Orgeta Maci Alojva Xhelilaj Lediana Thano Ervisa Sulejmani Blerina Pepi