E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi javor (18 – 24 janar)

Dashi
21 mars- 20 prill

Puna: Kërkoni ndihmë në fillim të javës. Kujdes me ritmin e madh të punës.
Shëndeti: Yjet ju sugjerojnë që të jeni sa më të kujdesshëm me ushqimin.
Dashuria: Gjërat spontane do të mund të shndërrohen në gjëra serioze. Kështu që sukses.

Demi
21 prill- 21 maj

Puna: Nuk duhet ta luani rolin e një personi të kotë në punë. Tregoni se dini të punoni diçka!
Shëndeti: Mesi javës do të jetë një ditë kur do të ndjeni paksa lodhje. Pushoni më shumë!
Dashuria: Merrni gjërat më ngadalë, pasi vetëm kështu do i rregulloni gjërat!

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Puna: Duhet të jeni më solid në mendimet e juaja dhe transparent në punë.
Shëndeti: Keni kokëdhembje, por kjo nuk do të thotë që të konsumoni barna të rënda.
Dashuria: Ka ardhur koha që të mendoni për personin që ju përshtatet, jo për atë që ju shkakton kokëçarje.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Puna: Duhet të jeni me racional dhe të përfitoni kohë në terren. Ndryshe, puna po ecën mirë.
Shëndeti: Mos u shqetësoni, shumë pasi që shëndeti është i mirë.
Dashuria: Keni emocione shumë të mëdha, të cilat mund t’ju shkaktojnë probleme me partnerin/ën.

Luani
23 korrik- 22 gusht

Puna: Krenaria e juaj në punë nuk është reale. Praktika është e domosdoshme gjatë javës.
Shëndeti: Kujdes nga të ftohtit, pasi që kështu mund të sëmureni rëndë.
Dashuria: Fundi i javës do të sjellë një lajm të mirë për ju, në sferën sentimentale.

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Puna: Ende keni nevojë për disa drejtime të reja. Pse jo, edhe të ndryshoni ambientin e punës.
Shëndeti: Stresi po ju bën që të jeni shumë kritik më të tjerët. Kjo po dëmton shëndetin tuaj.
Dashuria: Ka ardhur koha që të përdorni metoda të reja në dashuri për të filluar një lidhje serioze në dashuri.

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Puna: Orari i punës tashmë është bërë një rutinë për ju, kurse puna me kolegët argëtim.
Shëndeti: Në këtë javë, vlen imuniteti natyral për ju. Mos mendoni se jeni shumë i/e sëmurë.
Dashuria: Do pëlqeni natyralitetin e njerëzve. Nuk përjashtohen lidhje të reja dashurie.

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Puna: Tensionet kohëve të fundit, mund të eksplodojnë në punë. Kështu që kujdes!
Shëndeti: Do të hasni në disa probleme të vogla me shëndeti. Por, duhet kujdes!
Dashuria: Mundësi të mira për beqarët që të fillojnë lidhje të reja dashurie.

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Puna: Dikush po përpiqet që të ju shantazhojë në punë. Por, idetë e juaja janë më të pranueshme për shefin.
Shëndeti: Nëse nuk ndiheni mirë, atëherë është koha për ta vizituar mjekun.
Dashuria: Keni komunikim të mirë. Kjo do të ju ndihmoj në aspektin sentimental.

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Puna: Duhet që të respektoni më shumë kolegët e juaj në punë. Punoni edhe për familjen.
Shëndeti: Gjatë mesjavës, mund të keni disa probleme, por ato janë të tejkalueshme.
Dashuria: Nëse jeni çift, atëherë befasojeni partnerin/ën me ndonjë dhuratë.

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Puna: Duhet të shqetësoheni për financat e juaja, sidomos tani kur po afrohet fundi i muajit.
Shëndeti: Kujdes nga ushqimi, sidomos nga mishi. Mund të helmoheni papritur!
Dashuria: Duhet të tregoheni më human, pranë njerëzve të cilët ju duan.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Puna: Nuk duhet që të shkaktoni telashe në punë. Bashkëpunimi duhet të jetë primar.
Shëndeti: Shëndeti do të jetë kryesisht i mirë. Konsumoni më shumë vitamina.
Dashuria: Tregohuni me inteligjent, sidomos nëse keni filluar lidhje të re.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›