Humb Nurnberg i Bunjakut

Nurnberg e ka pësuar humbjen e radhës. Ekipi i Albert Bunjakut është mposhtur të dielën me rezultat minimal 1:0 nga Schalke 04, në xhiron e parë të sezonit pranveror.
Sulmuesi kosovar luajti 85 minuta, ndërsa ia lëshoi vendin sulmuesit Mintal. Golin e fitores për vendësit e shënoi sulmuesi i rrezikshëm, Kevin Kuranyi në minutën e 48-të të ndeshjes.
Kjo humbje e thelloi Nurnbergun në fund të tabelës. Ky klub gjendet në pozitën e parafundit, atë të 17-të me vetëm 12 pikë të tubuara.