Cole në Brit Awards

CHERYL COLE është këngëtarja e fundit e kontraktuar për të e kënduar live ne 30 vjetorin e çmimeve “Brit Awards”.
Ajo me 16 shkurt në fushën e Londrës do të bashkohet në mesin e shumë këngëtareve si LADY GAGA, KASABIAN, JLS dhe ROBBIE WILLIAMS
Gjithashtu ne traditën e Britanisë do të jenë edhe DIZZEE RASCAL dhe FLORENCE & THE MACHINE që do të performojnë këngën e tyre qe quhet: ” You Got The Dirtee Love”.
Mes shume këngëve të tjera kjo mendohet që do të jete më e mira - por jo të gjithë janë dakord.
Stafi “Music Warner” kishin kërcënuar se do ta bojkotojnë ngjarjen.
Nominimet nuk janë treguar deri sot, por Muse ka frikë që do te ketë vetëm një gong dhe këngëtari kanadez Michael Buble do të injorohet në kategorinë ndërkombëtare.
“Të gjithë janë të inatosur. Është folur edhe për një bojkotim nga Muse, por në fund ata kanë vendosur të marrin pjesë ne ceremoni”, ka thënë një burim.
Një zëdhënës i Brits ka thënë: “Çdo vite akademia voton ashtu si i përshtatët dhe në qëndrojmë pranë votave të këtyre 1.000 anëtarëve të akademisë”.