E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet me këngë Gately

Yjet Boyzone dhe Ranon Keating kanë shpërthyer në lot përderisa kanë shkruar një tekst për vdekjen e shokut të tyre Stephen Gately.

Në videoklipin e tyre më të ri “Gave It all Away “janë edhe disa skena të Stephen-it që i ka xhiruar para se të vdiste”.

Ronan Keith Daffy, Shane Lynch dhe Mikey Graham vendosën të rikthehen për hir të shokut të tyre.

Ata kanë refuzuar të gjitha kompanitë diskografike, dhe bashkë me menaxherin e tyre Paul Griffin janë mbyllur në një dhomë, dhe me vete kanë pasur një aparat dhe kanë shikuar të gjitha klipet e tyre të vjetra duke kujtuar shokun e tyre Stephen i cili vdiq tetorin e kaluar ne moshën 33 vjeçare.

Ata kanë ndarë lot dhe të qeshura së bashku përderisa ishin duke i shikuar xhirimet e vjetra dhe ishin duke shkruar këngë lamtumirës për shokun e tyre.

Klipi i tyre më i ri fillon në mënyre të dhimbshme duke thënë: “Do të mësoj të jetoj para se të vdes” dhe duke përfunduar me fjalët “I dashuri Steo”

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›