E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushtaku zëvendëson Shoshin

Valdet Shoshi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Drenicës, vetëm pas gjashtë muajve të kaluar te ky klub. Trajneri pejan tregon se për arsye personale, i ka thënë lamtumir klubit kuqezi.

“Kam dhënë dorëheqje nga detyra. Këtë vendim e kam marrë për shkaqe personale, sepse i kam disa angazhime të tjera në jetën time private. Unë e falënderoj Kryesinë e klubit për bashkëpunim, tifozët për përkrahje dhe futbollistët. Drenicës i uroj suksese”, deklaroi Shoshi për Express.

Ndërkohë, drejtuesit e Drenicës shumë shpejt e kanë gjetur trajnerin e ri. Kryesia e klubit kuqezi në këtë post e kanë rikthyer Tahir Lushtakun, i cili edhe në sezonin e kaluar e ka udhëhequr këtë skuadër.

“Kam arritur marrëveshje me drejtuesit e Drenicës që unë ta udhëheq ekipin deri në fund të këtij sezoni, me mundësi vazhdimi. Kryesia më ka premtuar përkrahje. Drenica ka një ekip të mirë dhe mendoj se fondi me lojtarë është i mjaftueshëm. Por, ekipi duhet të komponohet. Këtë mund ta arrijmë me një angazhim të përbashkët dhe synojmë një vend në mesin e tabelës”, deklaroi Lushtaku për Express.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›