Bamboom

FC Bamboo Prishtina ka filluar të mbledh yjet e futbollit kosovar. Pas vëllezërve Suad e Synaj Keçi, kampioni vjeshtor i Kosovës në Futsall, ka përforcuar radhët e veta edhe me, Lekë Pulën.
Ish mbrojtësi i 2 Korrikut, Prishtinës dhe Flamurtarit, ka pranuar ofertën e Bamboos, pasi është pensionuar nga futbollin aktiv.
“Për shkak të obligimeve të mëdha që kisha, futbollin aktiv e kam lënë qe 4-5 muaj. Ndërsa tash, mbasi më thirri Arian Henci, vendosa që ta pranoj këtë ofertë, pasi që nuk dëshiroj të mbetem pasiv. Sigurisht, me Bamboo synoj të fitoj tituj”, deklaroi Pula.
Me përforcimet e bëra, FC Bamboo Prishtina synon që ta vazhdojë ritmin e vjeshtës, në mënyrë që të shpallet kampion i Kosovës në Futsall. “Ne i kemi 5 djem shumë të rinj, ndërsa vendosëm që t’i transferojmë edhe vëllezërit Keçi dhe Lekën, që ta bëjmë gërshetimin e eksperiencës. Kampionati është i gjatë dhe duhej të përforcoheshim. Sigurisht, kajmaku do të jetë play-offi”, theksoi menaxheri i FC Bamboo Prishtina, Arian Henci.
Por, titulli i kampionit nuk është gjithçka për këtë klub. Sipas Hencit, me përforcimet e bëra, FC Bamboo Prishtina synon ta ngrit cilësinë e Futsallit dhe të kontribuojë në popullarizimin dhe përparimin e tij.
Po ashtu, ai njoftoi se FC Bamboo Prishtina po planifikon që t’i zhvillojë disa ndeshje me kampionët e Futsallit nga vendet e rajonit.
FC Bamboo Prishtina i ka filluar aktivitet sportive si ekip në vitin 2001, i përbërë nga stafi dhe klientët e Bamboo Bar. Pas pjesëmarrjes së suksesshme në turne të ndryshëm, FC Bamboo u organizua më seriozisht dhe në vitin 2008, kur u formua liga zyrtare e Kosovës në Futsall, u kualifikua në Ligën e Parë të Kosovës.
Pas një viti garash në këtë ligë, me lojëra të mira dhe organizim të mirëfilltë të klubit, u kualifikua në Superligën e Kosovës. Dhe, sukseset nuk munguan: ky klub u shpall kampion vjeshtor i Futsallit, derisa pretendon që në fund të sezonit ta fitojë edhe titullin e kampionit në Futsall.