E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horror në Austri, inçest për 24 vjet në 60 m2, nëntokë..!!

 

E gjithë Austria është prej dje, në gjendje shoku. Një burrë ka mbajtur të mbyllur për më shumë se 24 vjet vajzën e tij në një kantinë, duke abuzuar seksualisht dhe sot është babai-gjysh i 7 fëmijëve të lindur nga inçesti. Lajmi është përhapur nga televizioni publik austriak Orf dhe nga agjensia Apa, së cilës autoritetet i kanë dëshmuar hollësitë e para të çështjes.

Vetë policia është ende e shokuar nga zbulimi që nisi kur një vajzë 19 vjeçare (një nga fëmijët e inçestit) u paraqit në spital në gjendje të rëndë e shoqëruar nga një burrë, i cili u tha mjekëve që e kishte gjetur vajzën në rrugë në gjendje gjysëm të vdekur: mjekët kanë kërkuar të flasin me nënën për të zbuluar çfarë i kishte ndodhur vajzës dhe prej aty nisi kërkimi..

Nëna e saj, e burgosura prej 24 vitesh në kantinë, e ndier e rrethuar, e bëri policinë të gjente një letër ku ishte shkruar: “Mos më kërkoni, do ishte e kotë dhe vetëm do të shtonte dhimbjen time dhe të fëmijëve të mi”.

Babai mendohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e cila tani është 42 vjeç. Ai është babai jo vetëm i 19 vjecares së sëmurë por edhe i 6 vëllezërve të saj.

Gruaja i ka thënë policisë se ka patur 7 fëmijë një nga të cilët i ka vdekur menjëherë pas lindjes. Ka nisur të vuajë abuzimet seksuale të të atit që në moshën 11 vjecare dhe në 28 gusht 1984, u mbyll përfundimisht prej tij në kantinën poshtë themeleve të shtëpisë. Pikërisht aty ajo ka jetuar dhe lindur 7fëmijë, mes të cilëve dy binjakë, një nga të cilët ka vdekur. Sipas Elisabetës, babai i saj e ka djegur trupin e foshnjes për të zhdukur gjurmët.

Policia tha se gjatë rrëfimit gruaja ka patur shenja tronditjesh psikologjike dhe ka pranuar të flasë vetëm pasi e siguruan se nuk do të kishte më asnjë kontakt me babanë dhe se autoritetet do të kujdeseshin për fëmijët e saj tre vajza e tre djem nga 5 në 20 vjeç.

Policia ka arrestuar burrin që tashmë është 73 vjeç. I arrestuari ka rrëfyer episodet e tmerrshme, të cilat jepen herë pas here gjatë ditës në Televizionin austriak. Tre nga fëmijët e gjetur bashkë me nënën e tyre në kantinën-burg nuk e kishin parë kurrë dritën e diellit. Bota e tyre që prje lindjes ishte një sipërfaqe prej 60 metrash katrorë e ndarë në 4 dhoma të vogla pa dritare, nën themelet e shtëpisë. Dera e hyrjes ishte prej çeliku të rëndë e sajuar me një kod elektronik hyrës, të cilin e njihet vetëm babai pervers. Kjo derë ishte maskuar me një raft ku ishin vendsur vegla dhe sende të tjera në murin e laboratorit të burrit.

Amstetten është një qytet i vogël me vetëm 24 mijë banorë. I habitshëm mbetet roli i nënës së vajzës në këtë histori, gruas së të arrestuarit. Ajo ka deklaruar për policinë se është mashtruar prej burrit, i cili i ka thënë që vajza ka ikur me dëshirën e saj me një sekt fetar dhe i ka treguar disa letra ku ajo u lutej prindërve që të mos e kërkonin..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›