E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytet foshnja, prindërit s'pranojnë hetime

 

Një foshnje 18-muajshe ka humbur jetën sot aksidentalisht ne nje fshat te Gjirokastres. Ngjarja tragjike sipas burimeve te policise, ka ndodhur në fshatin Humelicë, i cili ndodhet 15 kilometra larg qytetit.Vogëlushja ka rënë në nje gropë peshku brenda shtëpisë së saj. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i Policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai, i cili ka treguar se emri i vajzës nuk bëhet i ditur pasi prindërit nuk kanë pranuar asnjë grup hetimor që të hetojë për ngjarjen. Ata thonë se preferojne që fatkeqësine e tyre ta vuajnë brenda familjes. Pritet reagimi i hetuesve lokale dhe policise se Gjirokastres per trajtimin e ketij rasti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›