E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur çdo vakt është një sakrificë...

 

Washington Post i ditës së sotme në faqen e tij të parë një vend të veçantë i dedikoi vështirësisë për t'u ushqyer në vendet e botës së tretë.

Reporteri shkrimin e tij e nis me jetën e një 39-vjeçareje nga NOUAKCHOTT e cila pyetjes së gazetarit në lidhje me krizën e çmimeve të ushqimit iu përgjigj: "Çdo gjë oriz sheqer, çmimet kanë shkuar në stratosferë dhe nuk e kam parë këtë gjë kurrë më parë". Shumica e furnizimeve nga jashtë kanë pasur një efekt të limituar në mos rritjen e çmimeve në këtë vend. Asnjë njeri nuk mund të bëjë asgjë dhe është duke mbrojtur të drejtën e tij tani" thekson Joachim von Braun drejtori përgjithshëm në Institutin e Kërkimeve dhe Politikave Ndërkombëtaree të Ushqimit ."Kjo nuk është mënyra se si globalizmi duhet të funksionojë" -thekson ai. Gazeta del në argumentin se shumica e këtyre vendeve janë kapur nga kriza botërore e ushqimit si shkak i mos prodhimit të më shumë se 30 përqind të kërkesës për ushqim në vend. Kërkesa e fortë globale për ushqim është bërë një faktor kryesor në rritjen e çmimit të ushqimeve.

Në muajt e fundit kriza ka rënë edhe në prodhimshmërinë e ushqimeve në vende si Argjentina dhe Kazakistani në lidhje me ushqimet që këto vende mbjellin duke lënë të kuptohet se gjendja sa vjen e po rëndohet. Banka Botërore dhe grupe të interesit i frikësohen kësaj krize duke kërkuar 755 milionë dollarë për të dalë nga kriza, këto të ardhura janë fond emergjence nga vendet e pasura. Grupet e interesit janë gati duke dështuar në kërkesën e tyre për të siguruar ushqim duke lënë vendet më të varfëra të kontinentit të jenë përherë të varura nga ligjet ekonomike të tregut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›