E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e sinjalistikës, plagosen tre emigrantë në Fier

 

FIER- Mungesa e sinjalistikës në rrugë ka bërë që tre persona të aksidentohen. Ngjarja bëhet e ditur nga policia e Fierit, dhe mësohet se ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnje, përkatësisht në Kolonjë. Çifti Admir dhe Justina Marku po udhëtonin si pasagjerë në mjetin me targa greke, së bashku me 30-vjeçarin Gjergji Rozhani, drejtues i automjetit. Çifti Marku po udhëtonin nga Dukagjini i Shkodrës drejt Greqisë, pasi kishin qenë në Shqipëri për Pashkë, po ktheheshin për të rifilluar punën pas pushimeve. Por në pjesën për rikonstruksion në aksin Fier-Lushnje, automjeti ka dalë nga rruga duke u rrokullisur për disa metra. Të tre personat janë shoqëruar menjëherë në spitalin Rajonal të Fierit nga ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›