E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, i mohohet e drejta e kurimit, një 10-vjeçareje shqiptare

 

Sot gazeta e njohur italiane "Il resto del Carlino" bën të ditur për opinionin publik një rast flagrant të mohimit të së drejtës për tu kuruar. Për çështje etike kolegët italianë e quajtën 10-vjeçaren shqiptare të lindur në spitalin Sant'Annavetëm "T". Ajo ishte fryt i dashurisë së dy emigrantëve shqiptarë që prej 15 vitesh jetojnë në Itali. Kanë çdo dokument të rregullt po çdo vit heqin të njëjtin kalvar si një ëndërr të keqe. Në çdo rinovim leje qëndrimi ajo që humbet nga burokracitë e tepërta është vogëlushja "T" e cila vuan nga një epilepsi e rrallë. Sot vogëlushja ka nevojë të operohet nga sytë sepse është gati e verbër. "Shkuam në spitalin e Ferrarrës për të caktuar një datë për ta operuar po na thanë jo"-thotë i ati i vogëlushes. Vajza 10-vjeçare çdo ditë ka 6 kriza epileptike dhe për ta ndihmuar prindëritduhet t'i japin tre ilaçe të llojeve të ndryshme një herë në mëngjes e një herë në darkë. Për ta qetësuar shpesh herë prindërit i japin valium. Problemet e vogëlushes "T" nuk kanë të sosur, megjithëse gjatë kësaj periudhe vogëlushja shkonte shumë mirë në shkollë pas krizave të fundit, babai i saj tregon se drejtori i shkollës i ka treguar se nëse nuk e shërojnë vajzën, ajo nuk mund të vazhdojë më shkollën dhe mund të humbë edhe vitin shkollor. Pritet ndërhyrja e autoriteteve përkatëse për zgjidhjen e këtij problemi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›