E Diel, 1 Nëntor 2026

Horror në Holandënëna mbante 4 foshnjate vdekura në valixhe

HOLANDE- Një grua 25 vjecare është arrestuar sot në Holandë me akuzën se ka vrarë mes viteve 2002-2010 katër fëmijë të sapolindur.

Policia holandeze deklaroi se ndaloi gruan pasi zbuloi në shtëpinë e saj, në papafingon e banesës, katër valixhe që mbanin eshtrat e katër foshnjave.
25 vjecarja jetonte në një fshat të vogël në veri lindje të Holandës, bashkë me prindërit e saj.

Hetuesit dyshojnë se foshnjat janë vrarë nga vetë nëna e tyre. Zbulimi makabër u bë gjatë një kontrolli, ndërsa hetuesit nuk kanë dhënë detaje të tjera duke evituar ti përgjigjen pyetjeve të medias.

Në fshatin e 25 vjecares, banorët kanë mbetur të shokuar, ndërsa thanë se ajo punonte si asistente e një dentisti në një fshat aty pranë. Sipas mediave policia nisi hetimet në fillim të këtij viti, pasi mori një informacion nga dikush pranë familjes së gruas.

Ndërkohë ekspertët e mjekësisë ligjore po ekzaminojnë eshtrat e bebeve për të zbuluar shkakun e vdekjes së tyre.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia, gruaja tha fillimisht se fëmijët e saj ishin adoptuar, ndërsa më pas pranoi se kishin vdekur.

Vetëm pak ditë më parë, ishte Franca që u trondit nga zbulimi i eshtrave të 8 foshnjëve në oborrin e shtëpisë së një cifti në veri të vendit.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›