E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada SHBA, memorialnë nderim të 2 punonjësvetë vrarë nga komunizmi

TIRANE- Loni Adami dhe Kol Kuqali, dy punonjës të Ambasadës Amerikane të vrarë nga regjimi komunist në vitin 1947 janë përkujtuar me një ceremoni të posaçme nga kjo ambasadë e cila përuroi pasditen e së premtes një memorial në nderim të tyre.

Adami dhe Kuqali, përkatësisht asistent sekretar dhe përkthyes, punuan në ambasadë në vitet 1920 dhe 1930 deri në mbylljen e saj në vitin 1939. Por në tetor të vitit 1946, pasi punoi për pak kohë për misionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Loni Adami u burgos dhe u torturua pas akuzave si spiun i Amerikës. Në maj të një viti më vonë do ti vinte radha edhe Kol Kuqalit. Po në këtë kohë trupat e tyre do të varroseshin në një gropë në bregun e lumit.

Ambasadori Withers, i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit u shpreh se ky memorial është një dedikim jo vetëm ëpr këta 2 punonjës të ambasadës, por gjithashtu edhe për të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar për demokracinë.

“Nuk dëshiroj që ky memorial të shihet si një nderim që ne i bëjmë së shkuarës, por dua që ky memorial të shërbejë si një monument i një fryme të gjallë. Shpresoj të shërbejë si monument vlerësimi për stafin tonë që ka punuar prej vitesh duke luajtur një rol kyc për të forcuar miqësinë mes dy popujve tanë. Unë shpresoj që ajo që ne të marrim teksa zbulojmë këtë memorial të jetë frymëzim për ne, të marrim në jetën tonë forcën dedikimin dhe idealizmin e tyre ” u shpreh Withers.
Më tej ambasadori amerikan i akordoi çmimin “Loni Adami” familjes së Luan Brahjas, punonjës i Ambasadës Amerikane i cili u nda nga jeta tragjikisht oak muaj më parë.
Të pranishëm në ceremoni ishin dhe familjarë të Loni Adamit dhe Kol Kuqalit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›