Tiranë, piktorët e rinjbullgarë, ekspozitë mebukuritë e Shqipërisë
TIRANE- Për të tretin vit radhazi është hapur në Tiranë ekspozita e piktorëve të rinj bullgarë, të sapodiplomuar në Akademinë e Arteve Figurative të Sofjes. Ata celën mbrëmjen e së premtes ekspozitën e tyre pas një turneu artistik, përmes së cilit zbuluan dhe më pas hodhën në telajo vendet piktoreske, monumente të kultorës dhe historisë.
Piktorët e rinj shpalosën para publikut shqiptar punimet e tyre duke përdorur një gjuhë figurative aktuale.
Për kritikun e artit, Abaz Hado, këto piktura janë të frymëzuara nga bukuritë e natyrës shqiptare.
“Katër artistët e rinj na sjellin këto vepra që janë frymëzime të drejtpërdrejta nga bukuritë e tokës shqiptare” u shpreh Hado.
Ekspozita e konceptuar si një mbrëmje arti, ku ishin të pranishëm përfaqësues të rretheve artistike, piktorë të njohur, përfaqësues nga Ministria e Kulturës , por dhe shumë qytetarë dashamirës të pikturës , u organizua nga Ambasada Bullgare në Shqipëri.
(e.n/news24/BalkanWeb)