E Diel, 1 Nëntor 2026

Horrori i plazheve shqiptare, mbyten tre persona. As roje plazhi, as ambulancë dhe as polici (FOTO)

Tre persona janë mbytur gjatë pasdites së sotme në plazhin e Velipojës, dy prej të cilëve kanë humbur jetën, ndërkohë që i treti është shtruar në spital, në gjendje kritike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak se përkeqësimit të motit dhe rritja e dallgëve të detit. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, viktimat janë Adnan Halimi dhe Myfit Pacrami. I pari kosovar, rreth 50 vjeç, ndërsa i dyti shkodran, rreth 56 vjeç. Personi i tretë është në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja bëhet me dramatike, pasi kjo ngjarje tregoi edhe një herë amatorizmin e shtetit shqiptar.

Në Velipojë, ashtu si në të gjitha plazhet shqiptare, nuk ka roje plazhi, të cilët do të paralajmëronin pushuesit për dallgët.

Por, nuk ka pasur as ambulancë dhe as polici dhe pas shumë minutave, të mbyturit janë nxjerrë nga pushuesit e pranishëm dhe janë transportuar pikërisht nga këta të fundit në spital, siç tregohet nga fotot ekskluzive të TemA-s nga vendi i ngjarjes.

1

2

3

4

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›