Paloka: Përkushtimi i Arvizu ndaj Ramës, i habitshëm. Tashmë të shpenzojë kursimet nga Shqipëria si pensionist
Partia Demokratike duket se ka ndërmarrë sulme në bllok ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Sulmeve të drejtuesve dhe deputetëve kryesorë të kësaj partie, iu është shtuar edhe Edi Paloka.
Duke komentuar qendrimet dhe deklaratat e fundit të ambasadorit Arvizu, Paloka ka thënë se është për ti habitur përkushtimi që sipas tij ka Arvizu ndaj Edi Ramës.
Sipas Palokës, Arvizu po bëhet gati të dalë në pension, duke aluduar se bashkë me ish-ambasadorin tjetër amerikan në Shqipëri, Xhon Uidhers, do të kenë mundësinë të shpenzojnë kurzimet e tyre nga Shqipëria.
Jo ambasadori amerikan, por Arvizu, ka shprehur shumë shqetësime dhe ide këto kohët e fundit, që janë besoj absolutisht mendime të tija personale, por veprime që dalin hapur në një farë mënyre. Me sa duket Arvizu po përgatitet që të dalë me Uidhers në pension të parakohshëm dhe të shpenzojnë kursimet që u kanë dalë nga Shqipëria. Përkushtimi i tillë ndaj Ramës besoj që e bën të habitet këdo dhe nuk është normal, ka thënë Paloka në një intervistë për News 24./b.l