E Diel, 1 Nëntor 2026

Hotel Dajti, frymezimi i Bienales se katert te Tiranes

Hotel Dajti, ky simbol i revanshit fashist, kur u ngrit ne kembe dhe shfaqjes se madheshtise se regjimit monist ne epoken e diktatures, perballe te huajve qe bujtnin aty, do te jete vend-instalimi i Bienales Nderkombetare te Tiranes, qe do te celet ne shtator. Ai eshte perzgjedhur pikerisht per historine e tij, degradimin ne vitet e demokracise dhe arkitekturen racionale. "Koncepti i Bienales frymezohet pikerisht nga historia e ketij hoteli. Ne kemi perdorur hapesira jo konvencionale ne art, hapesira domethenese per te hapur debat. Ne duam ta perdorim Bienalen per te analizuar sjelljen tone me veprat historike. Instalimi nuk prek strukturen e hotelit. Pervec historise ka edhe vlere arkitekturore dhe ja ku ka degraduar sot", tha Edi Muka, organizatori i Bienales Nderkombetare te Tiranes. Ne Bienalen e katert te Tiranes, e titulluar "Eficenca simbolike e te parit" do te performojne punet e tyre mbi 60 artiste nga 30 vende te botes, si dhe do te organizohen nje numer seminaresh e ekspozitash me artiste vendas dhe nderkombetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›