Lante me lavatrice, bie ne korrent dhe vdes
Nje 60-vjecare ka humbur jeten, teksa ra ne korrent diten e djeshme. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen "Breg" te fshatit Dukas te Patosit. Zare Rrapaj, jetonte ne shtepi me bashkeshortin dhe nenen ne moshe te thyer, pasi femijet i kishte te larguar ne emigracion. Burime policore thane se e moshuara, ka shkuar per te vene ne pune lavatricen, ne momentin qe kishin ardhur dritat pas disa oresh nderprerje. Ne momentin qe ka futur brenda shkopin per te perzier rrobat, ka rene ne rrymen elektrike. Nderhyrja e nje banori te fshatit, me profesion elektricist, ka mundesuar nderprerjen e energjise dhe largimin e trupit. Mjeket thane se 60-vjecarja, kishte mberritur pothuajse e vdekur ne spitalin e Fierit. Policia nisi hetimet dhe konstatoi se lavatricja ishte e vjeter dhe rrobat laheshin brenda nje kazani te madh. Burime zyrtare, bene te ditur se cifti jetonte i vetem, pasi djemte jane te denuar per vjedhjen e nje sasie valute, kohe me pare.
Xh. B.
Xh. B.