E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoteli



Bisedojnë dy shokë me njëri tjetrin:
- A ke dëgjuar, për një hotel diku në Tiranë ku ha, pi, fle dhe kur ikën për në shtëpi t’i japin 100 euro?
- Jo nuk di gjë, kush të tha ty?
- Më tha gruaja ime.

Biondja

Blen biondja një picë.
- Zonjushë, dëshironi t’ua pres në 6 apo 12 pjesë?
- Jo të lutem ma ndaj në 6, se 12 nuk mundem t’i ha!

Kërkoj grua

-Kam vendosur në gazetë një shpallje në të cilën shkruajta: “Kërkoj grua” dhe më kanë ardhur 457 letra!
- Vërtet?
- Po, po. Dhe të gjitha kanë pasur të njëjtin tekst!
- E pabesueshme! Çfarë shkruhej në to?
- “Merreni timen!”

30 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›