E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy rakipët apo dhe dy ymerat



Sali Berisha

Në fakt këta nuk janë katër, por ata realisht janë dy për ngjashmërinë e tyre identike, në amoralitet ata njëlloj mund t’i thërrasësh dy rakipë, ose po deshe dy ymerë. Por në këtë rast përjashtimisht i dashur lexues nuk do të habitesh se dy plus dy nuk bëjnë katër, madje as edhe dy, por për çudinë tënde më të madhe, bëjnë një dhe vetëm një. Ata janë fenomenë të pashoq, janë unik në median shqiptare. Më së shumti për ta mund të thuhet se janë si pika e djersës që para se të shkëputet nga mjekra, ndahet më dysh.

Ata, dy Rakipë janë unikë dhe vetëm një, sepse në këto 18 vjet kanë njekur në çdo veprim, çdo hap dhe çdo frymëmarrje njëri-tjetrin, njëlloj siç e ndjek hija e tij, njeriun. Janë ushqyer në të njëjtin çonak, kanë fjetur në të njëjtin shtrat, kanë ushtruar të njëjtin profesion, më të vjetrin e njeriut, janë frekuentuar nga të njëjtët klientë, kanë ndarë të njëjtat shpërblime, por edhe të njëjtat shpifje dhe trillime. Ata kanë përjetuar të njëjtat keqshpërdorime dhe vetposhtërime si asnjë dyshe tjetër (njëshe) në këto 18 vjet.

Ata vërtet janë dy ymerë, njëri ka studiuar për Folklor tjetri për Gjeologji, por ata janë një dhe vetëm një. Puna në galeri u ka diktuar të përvetësojnë dhe përdorin të njëjtat pëshpëshpëritje, mërmëritje dhe madje buzëqeshje dhe nënqeshje të njëjtë. Ata janë një dhe jo dy, sepse pavarësisht se ditën ndodh që akuzojnë njëri-tjetrin apo familjarët e njëri-tjetrit, por natën gjer vonë, redaktojnë sëbashku fletushkën e tyre që për ekonomi tregu e ndanë në dysh. Herët në mëngjes si Ylli dhe Mero dalin veç e veç, por në fakt gjithë ditën rendin si njeriu dhe hija, jo bashkë, por veças nga tavolina në tavolinë, nga mejhanja në mejhane nga "Bulevardi" tek "Taivani" duke ju betuar bashkëbiseduesve se, dje Kryeministri më kërkoi për drejtues të Marrëdhënieve me Publikun, se Presidenti më ka futur miq për këshilltar politik, se ministrat dhe këshilltarët më kanë dorëzuar këtë apo atë dokument të fshehtë, që e kanë nxjerrë në fakt nga web-site zyrtar një orë më parë.

Këta janë unik në botën e mediave shqiptare sepse kanë humbur çdo kallaj, ndonëse njëri ka lindur në fshatin e kallaixhinjve më të famshëm të Ballkanit. Këta mashtrojnë veten, se të tjerët besojnë, dëgjojnë dhe vlerësojnë shpikjet, trillimet, mashtrimet të cilat i servirin sikur vijnë nga burime të sigurta zyrtare dhe mbizyrtare. Madje ndonjëherë peshkojnë edhe ndonjë fatkeq si Bushati, (Andushi) që e detyrojnë të betohet para pasqyrës për kokën e tyre (dokumentin e tyre).

Ata janë një dhe vetëm një, sepse dje në darkë "Daniolli" i zemëruar i komunikoi Ymerit vendimin për mbyllje të fletushkës së tij. Sherri pra është i madh, por prapë jo për ti ndarë . "Daniolli" e ka paditur madje në Prokurori me akuzën për vjedhje e përvetësim të pasurive të tyre të përbashkëta Ymerin. Kjo pasi shuma që fitoi nga qeraja e fletushkës së tij tek Taivani (PS) nuk e ka derdhur në arkë dhe, ndonëse i ka paguar taksat, nuk dihet se ku i ka dërguar.

Një shkak tjetër i sherrit të madh ishte dështimi publik i Ymerit për t'u shitur tek Berisha 10 ditë më parë. Kamarierët dhe klientët e Taivanit përjetuan një moment xhindosje të pabesueshëm të "Daniollit" (të na falë Prof. Qosja se nuk e kam fjalën për Daniollin e Sherkës, por për Daniollin e Bazes) tek i bërtiste gjysmës së tij, idiot, trutharë të paralajmërova, ta bëra të qartë 100 herë se Berisha vërtet nuk vishet firmato, por atë nuk e ke parë kurrë të veshë çorape të grisura dhe aq më pak opinga të çara, kurse ti besoje se do të blinte.

Shkak tjetër i tërbimit të "Daniollit" dhe që i vuri kapak mbylljes së fletushkës, ishte kryeartikulli i djeshëm i Ymerit për Andi Bushatin. I drejtohet, ke qenë, je dhe do të mbetesh i rrjedhur përgjithmonë. Guxoje dhe dje bëje artikull për Bushatin ndërkohë që atij, Berisha i ka bukosur gojën saqë nuk guxoi pas atij recitimi para pasqyrës atë dokumentin top-sepret që ta kishte dhënë "ai…." t'a bënte publik. Ti duhet të dish o trutharë që hap gazetën dhe bën kryeartikull për Bushatin, se Berisha ja ka futur në mengele ato Andushit, se është i gatshëm t'i botojë të plotë dosjen. Paske marrosur fare i kthehet Ymeri. Në kohën e dosjeve Bushati ka qenë me pantallona të shkurtra, harrove sa herë ja kemi botuar në gazetën tonë fotografinë me bibilush përjashtë. Po ne kemi fotot, por ai ka dosjen e mjekimit të tij për psikozë seksuale. Ç'psikozë seksuale o derzi, për histeri mundet. Jo, jo o njeri që nuk je njeri, kthehet "Daniolli", se ai Andushi për të cilin ti boton kryeartikuj shumë vite më parë ka bërë një seri operacionesh për të zbritur në vete kokrrën që i kishte mbetur në bark. Po na flet si gjinekolog. Po them atë që thotë dosja, se kokrra nuk i zbriste poshtë sepse kanali kishte që në lindje i bllokuar dhe mjekët e huaj ja zëvendësuan me zorrë maceje.

Këto që më thua ti më duken fantazi, si kam dëgjuar ndonjëherë nga askush. Që ai pin çdo mëngjes hormone nga ato të miut për të mbajtur flokët e transplatuar, këtë ma ka thënë vetë. Çfarë, çfarë ? Mos ke ndër mend edhe ti të bësh transplantin si Bushati. Ja ku po t'a them se edhe hormone nga ato të derrit po pive as një qime floku nuk do të mbijë. Por mua nuk më plasi për leshrat e tu apo të Bushatit, por gazeta do të mbyllet me 1 maj dhe ti do të shkosh në kurs për ekonomi tregu jo si ai kursi që shkove për gjuhë të huaj dhe nuk mësove asnjë fjalë.

Dale, dale. T'ia lemë Berishës t'a mbyllë fletushkën tonë. Më duket se jo Bushati, por ti paske pirë hormone miu. Po ku mbyll Berisha gazetë. A e dëgjove zëdhënësin e tij, kur pasi Putin vuri ligjin për mbylljen e mediave, Berisha nxitoi t'u bënte thirrje mediave ruse, ejani dhe hapini në Shqipëri, se e kam hequr ligjin e shpifjes.
(Shkrimi eshte botuar ne gazeten "RD", date 27 prill 2008)

PS: GAZETA “ALBANIA” ËSHTË E HAPUR PËR TË BOTUAR ÇDO SHKRIM TË Z. SALI BERISHA, NJËLLOJ SI DIKUR, POR PA PSEUDONIM

30 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›