E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këndon shtatë ditë për të hyrë thyer rekordin “Guinness”



Indiani Viraag Wankhede ka kënduar një javë pa ndërprerje, duke dashur të futet kështu në librin e rekordeve botërore Guinness.
Siç shkruajnë mediat indiane, inxhinieri tridhjetekatërvjeçar nga Mumbai ka filluar të këndojë në një qendër tregtare me 20 prill në orën 12:23, ndërsa ka përfunduar këndimin e tij më 27 prill në orën 12:26. Kur të jetë vërtetuar zyrtarisht, arritja e tij do të thyejë rekordin aktual prej 75 orëve këndim, të cilin aktualisht e mban amerikani Marcus LaPratt. Gjatë këndimit maratonik, Wankhede nuk ka ngrënë e as nuk ka fjetur, dhe ka arritur të këndojë mbi 1.500 këngë, kryesisht hite të këngëtarëve indianë të muzikës popullore. Wankhede, i cili për thyerjen e rekordit ka filluar të përgatitet që prej vitit 2005, gjatë gjithë kohës ka qenë nën mbikëqyrjen e tre mjekëve, derisa ka marrë ekskluzivisht ushqim të lëngët. Wankhede ka dashur të merret në mënyrë profesionale me këngën, por pas disa tentimeve të pasuksesshme në Bollyëood, ka vendosur të përdorë taktikën tjetër për të tërhequr vëmendjen për aftësitë e tij.

Roboti në Izrael do të zëvendësojë ushtarët

Ushtari i ri izraelit nuk fle asnjëherë derisa është roje, sepse thjesht është një robot. Mund të bartë dhe zhvendosë edhe pesha të rënda, të jetë i pajisur me armatim normal ashtu si në ushtar i theshtë si dhe një kamer për të mbikëqyrur rajone të ndjeshme siç janë kufijtë. Ky lajm ëhstë bërë i ditur nga agjencia e lajmeve “Associated Press”. Sipas kësaj agjencie roboti mund të zëvendësojë lehtësisht ushtarët në rajone të rrezikshme dhe në këtë mënyrë të zvogëohen edhe humbjet. Ky robot pritet të përdoret edhe në avjonët dhe helikopterët ushatarakë pa pikot të cilët mund ti përdorë ushtria izraelite. Qendra mbikëqyrëse e robotit mund të jetë larg nga fushëbeteja. Ai duket si një videolojë me joystick apo me timon e pedale.

Pitt dhe Clooney do të hapin Festivalin e Venecias

Të konsideruar miq por dhe armiq, Brad Pitt dhe George Clooney, do të hapin edicionin e Festivalit të Filmit të Venecias, me filmin e tyre të ri, nën regji të vëllezërve Coen. Yjet e filmit “Ocean’s Eleven”, janë bashkuar për të xhiruar komedinë me spiunazh “Burn After Reading” dhe filmi është zgjedhur të jetë kështu i pari që do të shfaqet në këtë eveniment të rëndëshishëm që do të zhvillohet në muajin gusht. Filmi, në të cilin aktrojnë gjithashtu John Malkovich, Frances McDormand dhe Tilda Sëinton, do të ketë premierën botërore më 27 gusht në këtë festival i cili do të drejtohet nga Marco Mller. “Burn After Reading” është një produksion i Joel ed Ethan Coen dhe do të shfaqet në Britaninë e Madhe më 5 shtator, ndërsa në Shtetet e Bashkuara më 12 shtator.
Në këtë komedi të errët, John Malkovich interpreton rolin e një ish-agjenti të CIA-s, kujtesa e të cilit përfundon aksidentalisht në duart e një instruktori palestre në Ëashington. Ky i fundit përpiqet me çdo kusht që të përfitojë nga kjo mundësi që iu dha.

30 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›