E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hotkemper: Përfundoni reformën zgjedhore

Ambasadorja gjermane në Tiranë Carola Muller Holtkemper i ka bërë thirrje klasës politike shqiptarë të përfundojë reformën zgjedhore.

Nga qyteti i Korçës ku ka zhvilluar një takim me studentë, ambasadorja gjermane është shprehur e shqetësuar për zvarritjen e reformës zgjedhore dhe shtyrjen e saj për herë të dytë.
 

“Është fatkeqësi që nuk është arritur deri tani konsensusi mes palëve per reformën zgjedhore në shqipëri. Politika shqiptare ka treguar se në raste të tilla të rëndësishme ka gjetur zgjidhje dhe jam e sigurt se edhe këtë herë do të gjejë një zgjidhje por theksoj se afati për përfundimin e reformës zgjedhore është shtyrë dy herë” theksoi ambasadorja.
 

Ambasadorja Holtkemper zhvilloi një takim me studentët e universiteti Fan Noli në Korçë në kuadër të javës akademike evropiane.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›