Mediu: Të zgjidhet një president që të punoj për integrimin

Kreu i republikanëve dhe aleati i mazhorancës apelon që të zgjidhet një president që të punoj për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe jo vetëm për të punësuar një person më shumë.
Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane gjatë një aktiviteti me të rinjtë u shpreh ndër të tjera se është e rëndësishme që president i ri të ketë një vizion për zhvillimin e vendit.
Fatmir Mediu iu rikthye edhe njëherë çështjes së pronës duke kundërshtuar vendimin e parlamentit të cilin e konsideroi si të padrejtë.
Në bashkëbisedimin e organizuar me të rinjtë të kësaj force politike merrnin pjesë edhe dy kongresmenë amerikanë të cilët ndanë me të rinjtë idealet e demokracisë dhe lirisë.