E Shtunë, 31 Tetor 2026

Houston, mbytje në vaskë. Probleme me kokainën e zemrën

Autoritetet e mjeksisë kanë përcaktuar se vdekja muajin e kaluar e yllit amerikan të muzikës, Whitney Houston ishte mbytje aksidentale, por në trupin e saj u gjendën edhe gjurmë të kokainës dhe probleme me zemrën.

Zyra e mjekut ligjor në Los Anxhelos bëri një njoftim dje, duke thënë se nuk ka shkak të tjetër për vdekjen. Menaxherja e Hustonit, Patricia Huston tha se fmilja është e dëshpëruar për rezultatet e autopsisë, por e lehtësuar që më në fund u përcaktua shkaku.

Njoftimi i dha fund disa javë spekulimesh për shkakun e vdekjes së këngëtares. Raporti përfundimtar do të dalë pas rreth dy javësh.

48 vjeçarja u gjet e vdekur në vaskën e banjës në dhomës e saj të hotelit më 11 dhjetor, një ditë para ceremonisë së çmimeve Grammy.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›