E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonja e parë e Sirisë, non grata në vendet e BE-së

Ministrat e jashtëm të BE-së kane vendosur nje sere sanksionesh ndaj gruas se liderit sirian, Bashar al-Asad, duke i ndaluar udhetimin ne BE dhe ngrirjen e pasurive.

Sipas  BBC, qe i referohet burimeve diplomatike, Asma al-Assad, e lindur në Britani, figuron midis 12 emrave të rinj të funksionarëve sirianë të shtuar në listën e personave të cilët nuk u lejohet të udhëtojnë në vendet e Eurozonës, listë kjo e kryesuar nga presidenti Bashar al Assad.

Nuk ka te dhena nese do te pengohet te udhetoje ne  Britanine e Madhe, duke qene se ajo eshte e pajisur mepasaporte britanike.

Sanksionet ndaj Zonjës së Parë të Sirisë kane ardhur pas akuzave të përsëritura të grupeve të opozitës seajo është njësoj përgjegjëse për masakrat që po ndodhin nëpër vend.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›