Hoxha: Pas GJND-së, Kosova në OKB
“Procedura e pranimit të një vendi në OKB është e përcaktuar në kartën e Kombeve të Bashkuara. Nuk jemi ende në atë fazë edhe pse unë shpresoj se kjo ditë nuk do të jetë e largët. E rëndësishme dhe parësore sot është vijimësia e procesit të njohjeve në mënyrë që vëmendja, mjetet dhe burimet e shtetit kosovar të përqendrohen në forcimin e shtetit ligjor, demokracisë dhe zhvillimin e të shoqërisë në tërësi e që janë edhe një kontribut i madh në rrugën e integrimit evropian,” thotë Hoxha.
Ai pohon se Shqipëria me aleatët e saj po bëjnë të gjitha përpjekjet që ta pengojnë miratimin e rezolutës për Kosovën, të cilën Serbia e ka dorëzuar në OKB.
“Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që një tekst si ai i Serbisë të mos miratohet, jo sepse është i Serbisë, por sepse është kundër-produktiv dhe se në atë faqe letër nuk ka asnjë gjë pozitive që ti shërbejë as Kosovës, as serbëve të Kosovës, as rajonit e në analizë të fundit as vetë Serbisë. Madje, zëra të besueshëm janë ngritur edhe në Serbi për të rishikuar këtë qëndrim,” , theksoi ambasadori Hoxha.