PLL: Janullatos të prononcohej edhe për aksidente tjera
Kryetari i kësaj partie, Ekrem Spahia, njëkohësisht zv/ministër i Mbrojtjes, shprehu dhimbjen për humbjen e jetës në aksidentin rrugor të Aristotel Gumës dhe i dërgoi familjarëve të tij ngushëllimet më të thella.
”Nuk është rastësi që aktivizimi i korit të zërave greqisht folës vjen pas inaugurimeve të shumta të investimeve përgjatë bregut Jon dhe deklarimeve te kryeministrit Berisha në kalanë e Himarës, ku ai foli për lidhjen e ngushtë të kësaj kalaje me historinë e kombit shqiptar. Me sa duket, kjo nuk i ka pëlqyer qarqeve ekstremiste greke, të cilat mezi pritën një shkak për të nxjerrë në pah të gjithë mllefin e tyre antishqiptar", tha Spahia.
Ai shtoi se "kombi shqiptar ka treguar prej shekujsh se nuk manifeston asnjë urrejtje etnike". "Gjenocidi ndaj popullsisë çame, masakra e Peshkëpisë, thirrjet rrëqethëse të ushtarëve grek ndaj shqiptarëve, vrasja e Gramoz Palushit dhe plot emigrantëve të tjerë, e deri tek 'shkuarja në hell' e një emigranti shqiptar në prill të këtij viti, janë shembuj tipik të urrejtjes greke ndaj kombit shqiptar", tha Spahia. Heshtja e qarqeve greke për të gjitha këto raste dhe ngritja e zërit për aksidentin e të ndjerit Guma, sipas Spahisë, "është një fakt komprometues që dëshmon sjelljen e tyre me dy standarde".
"Do të kishte qenë mirë që Janullatos të prononcohej edhe për ndodhitë e mësipërme, e sidomos të lutej për shpirtrat e 15 vetave që humbën jetën në aksidentin tragjik rrugor më 17 korrik në Gjegjan të Pukës. PLL kërkon nga media shqiptare që ta përcjellë me realizëm këtë ngjarje e të mos bëhet pre e skenarëve të parapërgatitur në kuzhinën greke, sikurse kërkon prej organeve kompetente zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe moslejimin e cënimit të autoritetit shtetëror në Himarë", tha Spahia.