E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxha: Qytetarët të denoncojnë rastet e ndërtimeve pa leje

TIRANE- Inspektorati i Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës ka vijuar aksionin, për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Pas denoncimit nga qytetarët, Inspektorati ka ndërhyrë sot për të prishur një shtesë pa leje në katin e shtatë të një pallati në rrugën “Naim Frashëri”. Drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Florenc Hoxha ka garantuar se me forcën e ligjit, do të goditet çdo tentativë e ndërtimit pa leje.

“Duke marrë shkas nga shqetësimet e banorëve të pallatit, ne po ndërhyjmë sot me forcën e ligjit për të goditur këtë objekt, i cili është ndërtuar në kundërshtim me ligjin. Edhe njëherë i garantojmë qytetarët e Tiranës, se ne do të jemi 24 orë në dispozicion të tyre dhe mirëpresim çdo telefonatë apo informacion, në lidhje me ndërtimet pa leje. Gjithashtu, i garantojmë ata se do të godasim çdo ndërtim të paligjshëm që do të bëhet brenda territorit të qarkut të Tiranës dhe të Bashkisë së Tiranës."- deklaroi Florenc Hoxha.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›