E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Rotacion ka nëse vota është e lirë. Qeveria, jo agjensi punësimi

arvizuuuVlorë- Ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu ka nisur një bashkëbisedim të drejtpërdrjetë me miqtë e faqes së Ambasadës Amerikane në rrjetin social Facebook, nga këndi Amerikan në Vlorë. Deri tani, interesi më i madh i qytetarëve që pyesin lidhet me zgjedhhet, kredibilitetin e tyre dhe sjelljen e politikanëve shqiptarë në këtë periudhë shumë të rëndësishme për vendin.

A mendoni se nje qytetar i ndershem ne Shqiperi, i cili c’do arritje e bazon ne shpatullat e veta, duhet te harxhoje kohe ne rradhet e gjata per te votuar? Faleminderit,- pyet një qytetar. 

U.S. Embassy-Tirana Absolutisht po. Disa njerez kane sugjeruar se te gjithe politikanet jane njesoj, pse duhet te zgjedh une njerin apo tjetrin? Ne nje demokraci, eshte detyrimi i qytetareve te shprehin preferencat e tyre. Kjo eshte e vetmja menyre per te insistuar per llogaridhenie nga udheheqesit tuaj te zgjedhur.

Sipas një qytetari, Nese rezulton qe zgjedhjet te jene me probleme dhe larg standarteve te parashikuara, apo nese do kemi nje “kembengulje” te kryeministrit aktual per te mos e leshuar pushtetin, pavarsisht rezultatit, ju si nje nga partneret tane me te rendesishem dhe me me ndikim ne zhvillimin e demokracis, si do te reagonit? Dhe a mendoni se gjate ketyre 4 viteve te kaluara ka pas nje ftohje te mardhenieve SHBA-Shqiperi? Faleminderit!,- ambasadori përgjigjet:

Ne do te konsultohemi ngushtesisht me ODIHR-in dhe te tjere mbi procesin zgjedhor, ndersa ky zhvillohet. U perket te gjithe lojtareve politike te respektojne rregullat e lojes. Persa i takon marredhenieve mes Sh.B.A.-se dhe Shqiperise, pres qe ato te vazhdojne te jene te aferta dhe miqesore, sikurse kane qene gjate 22 viteve te fundit. AAA.

A mendoni se kualicioni qe do humbe zgjedhjet do e njohe humbjen dhe a mund te perseritet serish i njejti skenari qe ndodhi ne tirane ne zgjedhjet vendore te para 2viteve?,- pyet një tjetër:

Eshte viti 2013. Shqiptaret sot meritojne te kene zgjedhje te cilat perputhen me standartet nderkombetare. Sa me shume keto zgjedhje te arrijne keto standarte, aq me pak shanse ka qe rezultatet do te jene te diskutueshme. Une mendoj se njerezit do ta dine ashtu sic do ta dije edhe komuniteti nderkombetar. AAA,- shkruan Arvizu.

Ndërsa pyetjes për një mendim personal nëse duhet që në Shqipëri të ketë rotacion politik, Arvizu thekson se nëse vota është e lirë, do të respektohet edhe zëri i votuesve.

Nese vota eshte e lire dhe e drejte, siç duhet te jete, atehere votuesit do te jene ata qe do te vendosin nese dhe kur duhet te ndodhe rotacioni AAA,- shkruan Arvizu.

Zoti Arvizu te gjithe e dime qe gjate tubimeve elektorale nuk lejohet te perdoret administrata publike apo institucionet e tjera. Por nderkohe shohim se neper mitingjet e partise demokratike po perdoret administrata dhe studentet per shkak te kercenimeve. Une per vete banoj ne qytetin Studenti dhe aty pergjegjesit na kane detyruar te mbushim formulare qe prinderit do votojne PD, me kercenimin se do na ndjekin nga konviktet. A eshte kjo e lejueshme ne nje shoqeri qe sanksionon parime demokratike?

Nje nga sfidat e shumta me te cilat perballet Shqiperia eshte mungesa e nje administrate civile efikase. Qeveria, qofte lokale apo qendrore, nuk duhet te jete nje agjensi punesimi. Fatkeqesisht, ne Shqiperi, kjo ndodh shpesh. Ndersa persa i perket votes suaj: ju duhet te votoni ndergjegjen tuaj dhe po keshtu duhet te bejne dhe familjaret tuaj. AAA,- u përgjigj Arvizu.

Lishur me presionin që sipas një qytetari që pyet, po i bëhet biznesit për të votuar për Partinë Demokratike duke u kërcënuar me gjoba të rënda, amb u përgjigj:

Unë nuk dyshoj për një minutë se presioni i madh është duke u ushtruar mbi votuesit, dhe unë nuk do të përgjigjem vetëm nga njëra anë. Por skema e atyre që janë duke ushtruar presion do të punojë vetëm nëse ata do të kenë sukses në frikësimin e votuesve individualë. Pra, ju, votuesit, duhet të keni fuqinë për të kapërcyer këtë frikësim, pavarësisht nga çfarë nga drejtimi po vjen. Zgjedhja është e juaja. AAA

Një tjetër votuese 19 vjeçare pyet: Nuk mund ta mohoj presionin qe ndiej per arsye se ne shkolle po behet nje propaganda shume e hapur per te votuar perseri kete qeveri. Me eshte ofruar edhe nota ne kembin te votes dhe nje prove me fotografi. Si mund ta mbroj un voten time? Nderkohe te gjithe mbeshtetesit e PD ne klasen time moren madje edhe pyetjet e matures.

Urime per heren tende te pare te votimit! Nese jeni ne moshe madhore per te votuar, atehere jeni ne moshe per te marre vendimet tuaja pa presion te jashtem. Sigurohuni qe te gjithe ne shkollen tuaj ta shohin kete pergjigje dhe mendoj se problemi qe ju ngrini do te zgjidhet vete. AAA,- përgjigjet Arvizu.

vijon….

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›