E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Persona të paidentifikuar dëmtojnë furgonat e shtabeve elektorale në Peqin dhe Kurbin

PEQIN- Partia Socialiste ka denoncuar incidentin e radhës elektoral në Peqin. 

Përfaqësues të Partisë Socialiste kanë bëri me dije se mesditën e sotme është dëmtuar një furgon, i cili solli mbështetësit socialiste për të marrë pjesë në mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste.

Sipas përfaqësuesve socialiste, furgoni solli mbështetësit që të merrnin pjesë në miting dhe pas aktivitet ai u dëmtua nga persona të paidentifikuar.

Kurbin
Një furgoni të shtabit elektoral të Partisë Socialiste i është vënë flaka mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin patok të Kurbinit.

Përfaqësuesit e PS-së, kanë denoncuar ngjarjen në polici, ndërkohë mësohet se furgoni ishte i parkuar në moementin që i është vënë flaka nga persona të paidentifikuar.

Ende nuk dihen autorët që kanë djegur furgonit, policia nis hetimet.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›