E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Po leme pas situaten e emergjences

Kreu i Shtabit te Emergjences ne Shkoder zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta deklaroi dje se situata me kritike ka kaluar. Gjate inspektimeve qe beri ne komunen e Bushatit dhe ne zonat qe kane qene me problematike gjate permbytjes Meta u shpreh se po e leme pas situaten e emergjences. Zevendeskryeministri ka vleresuar se eshte bere nje pune shume e madhe per te minimizuar demet nga permbytja. Por ajo qe ai e cilesoi si nje sukses te padiskutueshem eshte fakti se ne gjithe operacionet per permbytjen nuk pati asnje viktime. Per kete gje Meta ka falenderuar drejtuesit e operacioneve dhe njerezit qe moren persiper shpetimin e njerezve dhe evakuimin e tyre. Meta gjithashtu ka folur dhe per punen voluminoze ne Torovice duke u shprehur se ka qene nje beteje e vertete me ujin. Zv. kryeministri Ilir Meta vizitoi dje nga afer dhe gjendjen e krijuar nga permbytja ne zonen e malit te Jushit. Ai u shpreh se institucionet vendore dhe qeveria do te bejne gjithcka per te plotesuar nevojat e banoreve te ketyre zonave. Vleresoj mirekuptimin e banoreve. Do te jemi prane jush per te plotesuar nevojat tha numri dy i qeverise. Ai u shpreh se do te plotesohen nevojat me emergjente. Nga ana tjeter ai theksoi se do tu kushtohet rendesi edhe furnizimit me baze ushqimore per bagetine me qellim per te minimizuar humbjet. Po marrim masa te shpejta ne menyre qe dhe ky furnizim te jete sa i bollshem dhe sa me afatgjate dhe po shikojme per te marr te gjitha masat per te kaluar edhe ne perpjekjet per rehabilitimin e pasojave tha Meta. Ai ka theksuar ne fjalen e tij se puna e institucioneve nuk perfundon me largimin e ujit dhe kthimin e banoreve ne shtepite e tyre. Ai u shpreh e do te merren masat konkret duke llogaritur demet dhe duke u ardhur ne ndihme banoreve. Nga ana tjeter Meta theksoi se eshte mjaft e rendesishme dhe rehabilitimi i zoneve per te mos pasur me permbytje. Nga ana e tyre banoret shprehen falenderimet per punen e mire te bere nga qeveria per ti ardhur ne ndihme banoreve te permbytur me evakuimin dhe furnizimin me ushqime dhe uje.

Vleresimi
Eshte punuar ne nje terren jashtezakonisht te veshtire dhe per fat te madh dhe per shkak te punes se bere heroizmi qe eshte bere nga forcat e ushtrise policise dhe komunitetit nuk kemi asnje viktime dhe ky eshte nje sukses vertet i madh u shpreh Meta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›