Prizreni ne boteror
Pas dy medaljeve të shkëlqyera të fituara në karrierë për Shqipërinë, kampioni i madh i mundjes do të synojë edhe dy arritje të tjera. Sahit Prizreni po bën përgatitjet e fundit për kampionatin botëror të mundjes që do të zhvillohet pas pak ditësh në Stamboll të Turqisë, ku merret edhe një biletë për në Lojrat Olimpike Londër 2012.
Ndërkaq, ai dhe shumë sportistë të tjerë kanë mundësi të akomodohen në kompleksin sportiv ish-Dinamo, që sot është vënë në shërbim të sporteve të tjerë.
Prizreni deri tani ka fituar medalje bronzi në botëror më 2008 dhe medalje argjendi në kampionatin europian së fundi. Mbetet një tjetër medalje botërore, kualifikimi për në Olimpiadë dhe pse jo realizimi i një ëndrre për të fituar një medalje aty.