E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxha “çmend” zbuluesit gjermanë



Portieri i Shqipërisë U-19, Sulejman Hoxha, i cili gjatë këtij sezoni mbrojti portën e Erzenit, bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në përballjen me Gjermaninë U-19, me të cilën përfaqësuesja jonë humbi 2-0 në Sllovaki, duke fituar edhe admirimin e skautërve (zbuluesve) të disa klubeve gjermane të pranishëm në stadium.
MUR BETONI - Trajneri Ramadan Shehu ndërtoi një mur “betoni” në mbrojtjen shqiptare, me synimin për të shmangur një goleadë të mundshme. “Për mendimin tim, treguam shumë respekt për Gjermaninë, duke u treguar edhe pa dashje inferiorë, ndërkohë me atë që shfaqëm në pjesë të caktuara të lojës, mund ta kishim rrezikuar jo pak”, - tha për “Albania”-n, menaxheri i FIFA-s, Rudi Vata, i cili ndoqi nga afër takimin. “Gjermanët luajtën shumë komod ndaj nesh dhe pa shumë impenjim në pjesën e dytë. E lejuam të luante lirshëm për 90 minuta. M’u kujtuan vitet e mia në futbollin e viteve 1990, kur gjithmonë niseshim si inferiorë përballë kundërshtarëve më emër të madh”.
HOXHA - Në minutën e 38-të, portieri Hoxha priti edhe penalltinë e Diekmajerit, autorit të golit të dytë duke i befasuar jo pak të pranishmit me reflekset që tregoi. “Ishte një lojtar me personalitet dhe më i miri nga grupi i lojtarëve shqiptarë. Po të mos kishte qenë ai në një ditë shumë të mirë, Shqipëria mund të kishte pësuar edhe pesë gola. Tregoi profesionalizëm”, - tha për “Albania-Sport.com”, menaxheri i FIFA-s, Rudi Vata, i cili ndoqi nga afër takimin. Të pranishëm në stadium ishin edhe disa skauterë të ekipeve gjermane, të cilët e duartrokitën lojën e shqiptarit. “Në tribunën kryesore ishin disa zbulues talentesh nga Bajer Leverkuzeni, Eintrahti i Frankfurit, Hamburgut, Hansa Rostokut, të cilët e pëlqyen pa masë Hoxhën. Në fakt, e meritonte pasi ishte lideri i skuadrës, me të vërtetë e meritonte shiritin e kapitenit. Shumë i qetë dhe për 90 minuta thuajse nuk bëri asnjë gabim me peshë. Edhe në pësimin e golit të dytë të realizuar nga gjermanët (Diekmajer,nga 25 metra) nuk pati faj, pasi topi u devijua nga një mbrojtës”.
FILIPI - Një tjetër lojtar shqiptar që bëri përshtypje në lojë ishte edhe Brian Filipi i Ravenës në Itali, i cili ishte edhe pjesë e skuadrës shqiptare në turin eliminator në Spanjë, atje ku u arrit edhe kualifikimi. Sulmuesi 18-vjeçar, i lindur në Lezhë, tregoi dëshirë në lojë, por u ndje i pambështetur nga mesfusha. “Kishte aftësi individuale të mira, por nuk kishte mbështetje. Tregoi se kishte kualitet dhe teknikë. Dinte ta mbronte topin shumë mirë. Besoj se edhe eksperienca e fituar në Itali me ekipin e tij (Ravenën) ndikon shumë. E shoh si një lojtar më të ardhme”, - përfundon Rudi Vata.

Shqipëria U-19 humbet 2-0, Hoxha pret penallti

Shqipëria U-19 humbi 2-0 ndeshjen e parë me Gjermaninë U-19, në kuadër të Elite Round, në takimin e zhvilluar në Zenec të Sllovakisë, teksa portieri ynë Sulejman Hoxha ka pritur edhe një penallti. Golat për ekipin gjerman të drejtuar nga Horst Hrubesh u reaizuan që të dy në pjesën e parë. Pas një krosimi të Timo Gebhart, Semih Aydilek duke shfrytëzua edhe një ç’orientim të mbrojtjes shqiptare shënoi nga një distancë e afërt golin e parë pas vetëm gjashtë minutash. Për sulmuesin e klubit anglez të Birminigem Sitit, ky ishte goli i tretë i tij me fanellën e Gjermani U-21. Pjesa e parë për gjermanët mjaftoi edhe për një gol tjetër. Mbrojtësi i Verder Bremenit, Denis Diekmajer realioi në minutën e 37-të pas një goditje të fuqishme nga 25 metra në trekëndëshin e majtë të portës sonë. Një minutë më pas, Diekmajer i pati të gjitha mundësitë për ta çuar rezultatin në 3-0, por mbrojtësi i Bremenit nuk arriti të realizojë penalltinë përballë portierit shqiptar Sulejman Hoxha. Në pjesën e dytë, ekipi ynë i drejtuar nga Ramadan Shehu ishte më aktiv, ku sipas mediave gjermane Shqipëria pati edhe një shans për të realizuar një gol, ndërkohë që kundërshtari ynë luajti për të mbrojtur rezultatin e pjesës së parë, që rezultoi edhe përfundimtari. Trajneri gjerman Shuster tha: “Fituam, por humbëm edhe shumë raste, si ai penalltisë. Unë mendoj se letrat flasin për ne, pasi dy skuadrat e tjera e mbyllën në barazim takimin e tyre”. Takimi tjetër Sllovaki-Kroaci u mbyll në barazim 1-1: Stoch shënoi në minutën e 12-të për Sllovakinë dhe Poljak barazoi në të 41’, për Kroacinë U-19. Fituesi i grupit tonë, së bashku edhe me fitueset e gjashtë grupeve të tjera do të bashkohen me vendin organizator, Çekinë, për finalet e Kampionatit Europian, që do të zhvillohet në datat 14-26 korrik.

Lista e kombëtares U-19
Portierë
Sulejman Hoxha (Erzeni)
Eni Malaj (Tiranë)
Mbrojtës
Mario Shehu (Dinamo)
Ditmar Bici (Teuta)
Renato Malota Besëlidhjes
Klodian Semina (Belasica)
Mesfushorë
Ralf Sokoli (Besëlidhja)
Xhevit Kaloti (Lushnja)
Renato Hyshmeri (Elbasan)
Migel Metani (Dajti)
Roland Peqini (Dinamo)
Dragan Marku (Peskara)
Sulmues
Vilfor Hysa (Teuta)
Erion Mustafaj (Shkumbini)
Ergys Sorra (Tirana)
Briand Filipi (Bolonja)
Alban Dashi (Partizani)

23 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›