E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë page, Lampard 11 miliardë lekë në vit!



Dash Frashëri

Nëntë milionë euro në sezon, diku te 11 miliardë lekë të vjetra shqiptare në vit, pritet të fitojë mesfushori anglez Frenk Lampard, nëse ylli i Çelsit do të pranojë të nënshkruajë për Interin e padronit të karburanteve në Itali, Masimo Morati.
Interi është shumë pranë nënshkrimit me Frenk Lampard. Lajmi bëhet i ditur nga mediat sportive italiane. Lampard u shfaq i pakënaqur pas finales së humbur të Çelsit në Ligën e Kampioneve, edhe pse shënoi një gol e zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer. Mesfushori ishte në palën e humbur në finalen të gjithën angleze të fituar nga Mançester Junaitid me penallti 6-5, pas barazimit 1-1 në lojë. 29-vjeçari është përfolur shpesh për një lëvizje të tij nga “Stemford Bridxh” në fund të sezonit, dhe së fundi mediat raportuan se ai do të kalonte te Interi. Agjenti i lojtarit, në fakt, i mohoi deklarimet e shtypit. “Asgjë nuk është e vërtetë në këtë”, - deklaroi Steven Kutner. “Unë nuk e di përse Interi mendon kështu. Askush nuk ka folur me mua dhe unë jam mik i mirë i pronarit Masimo Morati. Unë solla te Interi Pol Insin dhe Patrik Vieranë, dhe nëse do të kishte diçka, unë do të dija”.
Lamparad nga ana e tij u përpoq të hidhte poshtë spekulimet përpara ndeshjes, por “Corriere dello Sport”, pohoi se mesfushori në fakt, është shumë pranë kalimit te Interi.
Presidenti i Interit, Masimo Morati është i përgatitur të paguajë Lampardin me 9 milionë euro në sezon (diku te 11 miliardë lekë të vjetra në sezon), të njëjtën shumë që fiton aktualisht Zlatan Ibrahimoviç. Shpenzimet e transferimit të lojtarit nga Çelsi mund të shkojnë rreth 8 milionë euro, duke parë dhe faktin se kontrata e Lampardit skadon vitin e ardhshëm dhe palët në negociata mund të shfrytëzojnë nenin 17 të rregullores së FIFA-s. Prioriteti kryesor i Interit për merkaton e verës është nënshkrimin i një mesfushori të klasit të lartë.

“Djali-çudi” Baloteli: “E ardhmja ime blu”

Djaloshi i mrekullueshëm e Interit, Mario Balotetili konfirmoi se e ardhmja e tij ndërkombëtare lidhet me Italinë, dhe jo me Ganën.
17-vjeçari doli në skenën e ashpër të Serisë A, duke bërë një performancë të shkëlqyer për Interin, në të dyja kompeticionet si në Serinë A ashtu dhe në Kupën e Italisë. Historia e yllit të zi është shumë interesante. Ai u lind në Palermo nga emigrantë me origjinë nga Gana. Në moshën trevjeçare prindërit e tij u transferuan në Breshia. Sipas ligjeve italiane Baloteli nuk mund të bëhet një qytetar italian, deri sa ai të mbushë 18-vjeç në muajin gusht, kohë kur edhe ai mund të jetë i disponueshëm për të luajtur në Lojërat Olimpike të Pekinit.
Baloteli konfirmoi se ai pret një ftesë për të luajtur për formacionin e Italisë U-21 të Pierluixhi Kaziragit, me qëllimin që më pas të luajë për përfaqësuesen e Italisë A. “Pas titulli kampion, tani unë dëshiroj të fitojë Kupën e Italisë dhe kampionatin e të rinjve”, - tha Baloteli. “Në të ardhem unë kam planifikuar të vesh bluzën ‘axurre’. Unë e falënderoj Pierluixhi Kaziragin për komplimentet e tij. Unë do të pres deri në gusht, kur do të jem i aftë të marrë edhe nënshtetësinë italiane”. Baloteli ka bërë shumë për një kohë të shkurtër, por ai thotë se është ndihmësi i trajnerit Roberto Mançini, Sinisha Mihajloviç që e ka ndihmuar atë. “Unë punoj me kënaqësi të Interi dhe Sinisa Mihajloviçit, leksionet e të cilit janë shumë të vlefshme”.

23 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›