Kinë, 80 000 të zhdukur ose të vdekur nga tërmeti
Mbi 80 mijë njerëz konfirmohet të kenë vdekur ose të jenë zhdukur nga tërmeti katastrofik, që ndodhi në Kinë brenda disa dekadave, ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme qeveria kineze, njofton agjencia Reuters. Më herët, autoritetet ishin shprehur se pritej që bilanci përfundimtar të arrinte në 50 mijë. Nga ky tërmet kanë mbetur të pastrehë rreth pesë milionë persona. Në spitalet në Sinçuan aktualisht po kurohen rreth 300 000 të plagosur.
Nga aksidenti rrugor në Nigeri, 43 ushtarë të vdekur
Të paktën 43 ushtarë nigerianë kanë vdekur në një aksident rrugor në veri të vendit. Lajmi u bë i ditur nga ushtria nigeriane ka njoftuar BBC. Aksidenti tragjik ka ndodhur ndërkohë që këta ushtarë po udhëtonin në një autokolonë automjetesh në bazën e tyre kur një automjet i kësaj autokolone është ndeshur me një cisternë karburantesh. Ushtarët e tjerë të plagosur kanë marrë ndihmën mjekësore.
Greqi, studentët në protestë
Studentët greke kanë zhvilluar një protestë masive kundër reformave qeveritare për arsimin. Nën masa të forta sigurie, protesta është zhvilluar në zemër të Athinës. Tensione të larta kanë përfshirë kryeqytetin ndërsa studentët janë ulur në mes të rrugës dhe i bënin thirrje policisë të largonte bllokadën në rrugë. Studentët hodhën parulla për një arsimim të lirë dhe për tërheqjen e qeverisë nga planet për reforma.
Ban Ki Mun viziton Birmaninë
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun që ndodhet për një vizitë në Birmani ka shkuar në deltën Irrauadi për të parë shkatërrimet e ciklonit Nargis. Ai shpreson të bindë qeverinë ushtarake që të pranojë më shumë ndihmë dhe mbështetje nga jashtë për viktimat e ciklonit. Përpara se të largohej për në Birmani nga Tajlanda, Ban tha se dëshironte që të shpejtohej lëvizja e lirë e ndihmës humanitare dhe të punonjësve humanitarë.
23 Maj 2008