Alket Rizai: “Nuk i shes shokët, urrej spiunët”
Autori i Lajmit: Redaksia
“Urrej spiunët” ishte përgjigjja e Alket Rizait, kur u pyet nga hetuesja e çështjes, se cilët ishin shokët e tij që e ndihmonin. Për armët që u gjetën në shtëpinë e tij ai tha se i kishte për sigurinë e vetes dhe jo për të kryer akte kriminale. Mikja e tij, ”Sula e Peristerit”, kundërshtoi të përgjigjet, pasi janë duke u mbledhur akoma fakte për dosjen e saj dhe, sipas ligjit, ka të drejtë të mos flasë. Akoma është në hetuesi çifti shqiptar që u gjet në shtëpinë e Alketit në Ano Suli, Maratonë.
Kujtojmë se akuzat kundër Rizait janë: “Rekomandime për organizata kriminale, raste të shumta për armëmbajtje pa lejë në bashkëpunim, rrëmbim në bashkëpunim me pasojë të detyrohet dikush tjetër të bëjë akt të paligjshëm (rrëmbimi i helikopterit kur u arratisën nga burgu i Koridhalos), marrje e aeroplanit në bashkëpunim, arratisje nga burgu, vjedhje në bashkëpunim, falsifikim, përdorim të falsifikimit dhe armëmbajtje pa lejë.
Policia e Athinës, e asistuar edhe nga homologë të saj ndërkombëtarë, por e ndihmuar me informacion të bollshëm edhe nga Policia Shqiptare, organizoi një operacion të posaçëm që nisi në orët e para të ditës së hënë ku dhe u aktivizuan disa qindra forca policore dhe logjistikë e paparë në shumë operacione të tjera. Të dhënat mbërritën përmes identifikimit të së dashurës së Rizait, një 33-vjeçare greke, Shula, nga lagjja “Peristeri” e Athinës që kishte ndihmuar dy herë Alketin në arrati nga burgjet me helikopter. Së resë greke iu përgjuan telefonat dhe u arrit të zbardheshin lidhjet mes të dyve. Nga ana tjetër, Rizai, që deri vonë kishte mbajtur flokët të lyera biond, tani shfaqej me flokë në ngjyrë të zezë, në përpjekje për të mos u identifikuar nga policia. Për më tepër, Alket Rizai dhe e dashura e tij greke lëviznin me "Benz Mercedes" të blinduar. Këtë radhë duket se policia kishte vënë mend dhe, ndonëse kishte disa ditë që kishte mësuar vendndodhjen e Rizait dhe të së dashurës së tij, po priste çastin e duhur që ta kapte duke mos i lënë shteg arratie të tretë. Ajo nuk mund të mos kishte parasysh faktin se Alket Rizai, në bashkëpunim me grekun më të kërkuar, Nikos Paleokostas, i cilësuar si bosi i krimit në Greqi, ishin arratisur dy herë nga burgu më i sigurt i vendit fqinj, Koridhalos. E para kishte ndodhur me mjet privat fluturimi të marrë me dhunë nga persona që i ndihmonin nga jashtë, më 4 qershor 2006 dhe e dyta sërish me të njëjtën skemë, më 23 shkurt të vitit në vazhdim. Arratia e dytë erdhi pasi Rizai dhe shoku i tij grek, Paleokostas, ishin strehuar sërish në burgun e sigurisë së lartë, pak ditë pasi më 10 janar ishte arrestuar dhe ndodhej në burgun e Korfuzit.
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009