Vjedhja me dhunë Prezantohen si policë, grabisin katër sllovenë
Autori i Lajmit: Redaksia
Prezantohen si policë antidroge dhe bastisin katër sllovenë. Pasi i zbrezin nga makina, u grabisin 2 mijë euro dhe makinën dhe janë larguar menjëherë në drejtim të Laçit. Katër shtetas sllovenë janë grabitur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në vendin e quajtur Kthesa e Thumanës, në aksin Fushë-Krujë - Laç. Të katër sllovenët punonin në një projekt në Shqipëri dhe po lëviznin nga Apolonia drejt qytetit të Shkodrës. Menjëherë, me të marrë informacionin, policia ka nisur hetimin e ngjarjes. Burime nga policia bënë të ditur se grabitja ndodhi rreth orës 04. 00 të mëngjesit. Burime nga policia bënë të ditur se sllovenët kanë pohuar në polici se grabitësit, pasi i kishin ndjekur me një makinë, i kanë urdhëruar të ndalonin dhe më pas u janë prezantuar si oficerë të antidrogës.
Ngjarja
Sipas versionit të ngritur deri në këto momente për ngjarjen, mësohet se grabitësit, pasi janë prezantuar si oficerë të antidrogës, i kanë urdhëruar të dilnin jashtë dhe më pas kanë hipur në makinën e tyre dhe janë larguar. Gjatë marrjes në pyetje të shtetasve sllovenë është mësuar se grabitësit nuk kanë ushtruar dhunë dhe nuk kanë pasur armë me vete. Policia është vënë në kërkim të oficerëve të rremë të antidrogës, ndërsa ka gjetur në flakë makinën me të cilën grabitësit i kishin ndjekur nga pas.
Hetimet
Një grup i posaçëm hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur një makinë të djegur. Kjo e fundit është denoncuar pak orë më pas si e vjedhur në qendër të kryeqytetit. Ndërkohë që grabitësit janë larguar me mjetit e sllovenëve, policia ka ngritur postblloqe në disa qytete, por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tyre. Edhe pse shtetasit e grabitur kanë përshkruar me hollësi për policinë cilësitë fizike të personave që u vodhën paratë dhe makinën, policia nuk ka asnjë identikit për të dyshuarit.
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009