Çfarë do të ndodhë pas së dielës?
Autori i Lajmit: Nga Zamir Alushi
Zgjedhjet e parakohshme janë të paimagjinueshme, por mund të lundrojmë në skenarë të tjerë në situatën e sotme politike. Precedentët Berisha flasin për të kundërtën. Ai nuk i shpalli zgjedhje të tilla as kur u dogj Shqipëria në vitin 1997. A po mendon Berisha të prishë koalicionin me LSI-në dhe të ndërtojë një qeveri uniteti me PS-në, apo do të vazhdojë të hënën i qetë punën në zyrën e tij, nga ku mund të vështrojë kampingun e opozitës që kërcënon me dhunë?
Përgjigjja e Berishës ndaj kërcënimeve të opozitës është dhënë qysh të enjten në Kuvend, gjatë dikutimit të Projektbuxhetit 2010, ku u shpreh: “Edi Rama nuk do të mundet ta prishë koalicionin qeverisës”. Duke ditur se të dy politikanët, edhe Berisha edhe Rama, janë lojtarë që e fshehin mirë hapin e ardhshëm, na duhet të kuptojmë se deri ku shkon kërkesa e njërit dhe çfarë është oferta e tjetrit. Pra, çfarë ka pas kutive të votave të 28 Qershorit.
Kërkesa e PS-së për hapjen e kutive të votimit e ka një çmim, mund të ndërrohet me diçka. Opozita shprehet se “përndryshe do ta rrëzojë Berishën”, kërcënon vetë ekzistencën e tij në krye të mazhorancës. Cili është mekanizmi? Dhuna? Kjo rrugë do ta kalonte të drejtën totalisht në krah të mazhorancës. Opozita e ka të qartë këtë, ndryshe nuk do të bënte deklarata kërcënuese. Ka edhe një detaj tjetër, thuajse ekzibicionist, kampingu i opozitës. Nuk është hera e parë që opozita proteston poshtë dritares së Berishës, por kësaj radhe është përgatitur për spektakël në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Tashmë të dy, Rama dhe Berisha, kanë konsumuar edhe etiketimet në drejtim të njëri-tjetrit, duke e tendosur situatën, duke e bërë të pashpresë, dramatike. Opinionit të brendshëm i duhet të besojë se Shqipëria ndodhet para katrahurës, se janë në fije të perit projektet e integrimit evropian, (ato kështu kanë qenë gjithmonë dhe do të vazhdojnë të mbeten gjatë peng i vullnetit politik). Por më tepër, protesta është shenjë për faktorin e jashtëm që të tronditet dhe ta marrë seriozisht kërkesën e opozitës. Të huajt e dinë që shqiptarët nuk dinë të bëjnë revolucione të kadifenjta, por mund të shkatërrojnë vendin si në vitin 97. Të hënën, opozita, por edhe Berisha, presin bilbilin e ndërkombëtarëve. Deri tani ka folur vetëm ambasadori amerikan, Uidhers, i cili bëri thirrje vetëm për qetësi. Kjo protestë përfaqëson gjysmën e popullit, nuk është thjesht një grevë urie si ajo e LSI-së, për Kodin Zgjedhor, prandaj është e mundur që diplomacia evropiane, me shefa të rinj, nga dita e djeshme, të merret me pajtimin e dy forcave politike, ti ulë në bisedime. Negociatat është shumë e mundur që kutitë ti lënë në radhën e dytë të çështjeve, por mund të kërkohen ndryshime të reja kushtetuese, ligj të ri për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe të përgjithshme dhe ndonjë ligj plotësues për hetimin dhe garantimin e zgjedhjeve, që flitet se PS-ja e ka përgatitur tashmë. E hëna është ditë për reflektim nga palët, në pritje të deklaratave të ndërkombëtarëve.
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009